Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3 qershor në...

Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çështjen...

Berisha: Pa zgjedhje s’ka të ardhme, Shqipëria është i...

Zbatimi i vendimeve të  Kushtetueses, Parlamenti nis punën për...

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e Sllovakia mbështesin...

Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i grupit të...

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave: Në fokus...

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”,...

Dyfishohet kapaciteti në rrjetin energjetik në Golem, Karakaçi: Do...

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani me 2.9%

VOA: Shqipëri, projektet në fushën e turizmit dhe nevoja e harmonizimit të tyre

13 Gusht 11:12

Fluksi i turistëve, që po vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon veror, po njeh rritje nga dita në ditë duke tejkaluar edhe pritshmëritë e këtij sektori, ku vitet e fundit ka patur investime të rëndësishme, kryesisht nga sektori privat, si përsa i përket turizmit bregdetar, ashtu edhe atij malor. Kjo ka nxitur institucionet qendrore, bashkitë, por edhe organizatat jo qeveritare të përfshihen në një numër të madh projektesh me synin promovimin e turizmit. Vau Dejës është një nga bashkitë e vogla në Shqipëri, e cila përmes fondeve të Bashkimit Europian po zbaton projektin “Vau Dejës një destinacion turistik”.

 

Përgjegjësja e turizmit në këtë bashki, Çuka Babani, thotë se përveç Lumit të Shalës, kjo zonë ka potenciale të shumta në fushën e turismit, të cilat vitet e fundit janë zbuluar kryesisht nga vizitorët e huaj përmes rrjeteve sociale.

 

Me këtë projekt ne kemi arritur të sigurojmë sinjalistikën turistike, të munguar në Bashkinë Vau Dejës. Janë vendosur 35 tabela, të cilat sinjalizojnë pikat turistike të Bashkisë Vau Dejës, por edhe përshkrimet përkatëse të këtyre zonave që qënë një vlerë turistike dhe kulturore, për të cilat turistët kanë se çfarë të shikojnë në bashkinë tonë.

 

Bashkimi Europian po mbështet me fonde një numër projektesh të rëndësishme në fushën e turizmit, një prej të cilëve ishte ngritja e qendrës së informimit për turistët në plazhin e Shëngjinit, plazh ky që prej vitesh frekuentohet kryesisht nga pushuesit nga Kosova.

 

Për Bashkimin Europian është përparësi mbështetja për Shqipërinë. Projekti ynë në fushën e turizmit po mbështet bashkitë, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit në rrugën e integrimit europian. Projekti ka mbështetur me grante 19 bashki të vendit, thotë menaxherja programit për qeverisjen rajonal dhe lokale në delegacionin e BE në Shqipëri, zonja Marie Augouy.

 

Fluksi në rritje i turistëve, përshirja e një numri të madh institucionesh dhe organizatash në nxitjen dhe promovimin e turizmit, sipas këshilltares në Ministrinë e Kulturës, Arlinda Kondi, është diçka pozitive, por është e rëndësishme që të mos ketë mbivendosje projektesh që harxhojnë energji dhe fonde të panevojshme.

 

Realisht ka shumë iniciativa dhe shumë projekte që janë duke u zbatuar në rang bashkije, në rang institucionesh publike dhe, është shumë e rëndësishme që ne të kemi një pasqyrë dhe kuadër tërësor të të gjithë ndërhyrjeve që janë bërë vitet e fundit kryesisht dhe të kuptojmë çfarë nuk duhet të mbivendoset dhe çfarë janë hapsirat ku mund të ndërhyjmë.

 

Vetë Ministria e Kulturës, sipas zonjës Kondi, është partnere në 11 projekte në fushën e turizmit dhe, në një tjetër, është udhëheqëse e projektit. Ajo thotë se, është e rëndësishme të vendoset një balancë mes asaj që u ofrohet turistëve dhe nevojës për të ruajtur nga dëmtimi vlerat e trashëgimisë kulturore.

 

Sipas të dhënave zyrtare, në 6-mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por pritmëritë janë edhe më të larta për muajt në vazhdim./VOA/

 

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Sezon Veror Shqipëri Turistë turizem

Nga e njëjta kategori

Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3 qershor në Tiranë, ndeshja në kulmin e konfliktit në Lindjen e Mesme

më shumë...

Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çështjen “Partizani”? Balla: Ka firmosur!

më shumë...

Berisha: Pa zgjedhje s’ka të ardhme, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë

më shumë...

Mbi 50 mijë trauma në vit në Shqipëri, mjekët: Pjesën më të madhe e zënë aksidentet automobilistike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:02

Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3...

4:01

Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri...

3:51

Berisha: Pa zgjedhje s’ka të ardhme, Shqipëria...

3:46

Mbi 50 mijë trauma në vit në...

3:20

Kur rekomandohet heqja e bajameve dhe në...

3:11

Zbatimi i vendimeve të  Kushtetueses, Parlamenti nis...

3:06

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e...

3:02

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari...

3:00

Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i...

2:57

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave:...

2:41

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun...

2:39

Dyfishohet kapaciteti në rrjetin energjetik në Golem,...

2:30

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani...

2:10

Maji më i vështirë për 4 shenja...

2:06

Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

1:50

BE: Keqardhje për Kosovën, duhet urgjent dialog...

1:35

Hita “shkund” Korçën e Elbasanin, kërkon më...

1:32

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

1:19

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë...

1:04

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.