Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti,...

Hëna do mbulojë Diellin, kur do të ndodhë eklipsi

Rivlerësimi i pronës me taksë 5%, Tatimet: Deri në...

Këshilli Bashkiak Maliq nis konsultimet publike për reformën administrativo-territoriale

Miliona karkaleca “pushtojnë” jugun e Rusisë, tufat gjigante bllokojnë...

“Nuk dua të bëhet si Biden”, Trump kap vogëlushin...

13-vjeçari me makinë të vjedhur shkakton aksident tragjik në...

Tragjedia e familjes britanike! Ndërtuan shtëpinë e ëndrrave për...

E pazakontë/ Këshilltarja merr pjesë në mbledhje nga tualeti...

Tragjedi në Kretë, 40 vjeçarja bie nga varka gjatë...

Lideri i Kamboxhias jep dorëheqje pas katër dekadave, ia kalon postin djalit të tij

26 Korrik 11:24

Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen – një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë – ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti i tij dhe do t’ia dorëzojë këtë pozitë djalit të tij gjatë javëve të ardhshme.

 

Njoftimi të cilin transmetuesi publik britanik BBC e cilëson si “të parashikuar”erdhi tre ditë pasi partia e tij i fitoi sërish zgjedhjet.

 

Hun Sen, 70 vjeç, është bërë gjithnjë e më autoritar pas gati katër dekadash sundimi, thonë analistët.

 

Ai kishte njoftuar se do të niste një tranzicion në vitin 2021, por deri të mërkurën, askush nuk e dinte se kur do të ndodhte një gjë e tillë.

 

Djali i tij i madh, Hun Manet, ka qenë prej kohësh duke u përgatitur për këtë rol dhe deri vonë ishte komandant i Ushtrisë Mbretërore Kamboxhiane.

 

Të mërkurën, Hun Sen tha se djali i tij do të emërohet kryeministër i vendit më 10 gusht.

 

“Dëshiroj të kërkoj mirëkuptim nga populli pasi nuk do të vazhdoj si kryeministër”, tha ai në një transmetim të vecantë në televizionin shtetëror.

 

Ai tha se do të tërhiqej pasi qëndrimi i tij në detyrë mund të shkaktojë destabilitet. Megjithatë, ai do ta mbajë udhëheqjen e Partisë Popullore Kamboxhiane në pushtet. Analistët politikë thonë se përmes kësaj pozitë, ai do të vazhdojë ta mbajë kontrollin përfundimtar.

 

Më herët të mërkurën, Hun Sen u pa në një vizitë në pallatin e monarkut kamboxhian për ta njoftuar për vendimin e tij. Media shtetërore kamboxhiane transmetoi pamjet e takimit.

 

Hun Manet, 45 vjeç, mori një rol udhëheqës në fushatën për zgjedhjet e 23 korrikut të këtij viti dhe shpesh u pa në tubime të rëndësishme pranë babait të tij, i cili ka drejtuar vendin e Azisë juglindore prej 16 milionë banorësh që nga viti 1985.

 

Zgjedhjet e së dielës u panë gjerësisht si jokonkurruese sepse e vetmja parti e besueshme opozitare u diskualifikua nga votimi.

 

Në fletëvotim kishte edhe 17 parti të tjera, por ato ishin të gjitha shumë të vogla, të reja ose të lidhura me partinë në pushtet, kështu që nuk konsideroheshin si një alternativë reale për votuesit./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
kamboxhia Lideri Pushtet

Nga e njëjta kategori

Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy bashkëpunëtorët e tij e lanë të vdekur në makinë

më shumë...

Hëna do mbulojë Diellin, kur do të ndodhë eklipsi

më shumë...

Rivlerësimi i pronës me taksë 5%, Tatimet: Deri në korrik u kursyen 120.5 milionë euro nga tatimpaguesit

më shumë...

Miliona karkaleca “pushtojnë” jugun e Rusisë, tufat gjigante bllokojnë rrugët dhe errësojnë qiellin (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:19

Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e...

1:11

Hëna do mbulojë Diellin, kur do të...

12:57

Rivlerësimi i pronës me taksë 5%, Tatimet:...

12:34

Këshilli Bashkiak Maliq nis konsultimet publike për...

12:15

Trajtimi i problemeve të shëndetit mendor, Korçë,...

12:05

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Kurti kërkon...

12:02

Miliona karkaleca “pushtojnë” jugun e Rusisë, tufat...

11:22

Dy të rinj rrezikojnë mbytjen pranë ishujve...

11:20

Operacion antidrogë në Himarë, arrestohen tre persona...

11:16

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, autorët vodhën...

11:11

“Nuk dua të bëhet si Biden”, Trump...

11:03

13-vjeçari me makinë të vjedhur shkakton aksident...

10:58

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet seanca konstituive...

10:52

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, Audi “fluturon” nga...

10:28

Tragjedia e familjes britanike! Ndërtuan shtëpinë e...

10:19

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që...

10:05

E pazakontë/ Këshilltarja merr pjesë në mbledhje...

9:49

Vatra e zjarrit në Malin e Dardhës...

9:38

Tragjedi në Kretë, 40 vjeçarja bie nga...

9:34

Senati i jep “dritën jeshile”, konfirmohet ambasadori...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.