Këshilli Bashkiak Maliq ka nisur procesin e konsultimeve publike lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë.
Në zbatim të Ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe Ligjit “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, këto dëgjesa synojnë të mbledhin mendimet, propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve, institucioneve, bizneseve dhe grupeve të interesit për një nga ndryshimet më të rëndësishme të organizimit të pushtetit vendor
Konsultimet do të zhvillohen në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Maliq, si edhe në qytetin e Maliqit, me qëllim që çdo komunitet të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e tij për projektligjin e propozuar.
Këshilli Bashkiak Maliq u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara të marrin pjesë në këto konsultime publike, duke kontribuar me opinionet dhe sugjerimet e tyre në një proces që synon të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe në interes të komunitetit.





