Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në mur, gjen...

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos i “Amazon”...

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë!...

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen...

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet me Ramën...

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku dhe frike!...

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve të paraburgimit,...

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet marrëveshja e...

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit ka qenë,...

Tragjedia e familjes britanike! Ndërtuan shtëpinë e ëndrrave për 10 vite, flakët e zhdukën brenda natës pak para zhvendosjes

6 Gusht 10:28

Brenda pak orësh, një familje nga Britania e Madhe pa të shkatërrohej ëndrra për të cilën kishte punuar për më shumë se një dekadë. Rory Clifford dhe Stephanie Harper kishin përgatitur gjithçka për t’u zhvendosur përgjithmonë në zonën malore të Peloponezit më 10 gusht, por zjarret shkatërruese në rajonin e Egjialeas dogjën plotësisht shtëpinë e tyre të re.

Çifti, përkatësisht 36 dhe 35 vjeç, kishte blerë pronën në vitin 2023 dhe kishte investuar mbi 300 mijë euro për ta kthyer atë në shtëpinë ideale për familjen e tyre. Ata kishin dërguar tashmë në Greqi sendet personale, kishin regjistruar vajzat e tyre binjake 8-vjeçare në një shkollë lokale dhe planifikonin të transferonin edhe tre qentë e tyre të shpëtuar.

Stephanie, e cila është shtatzënë me një tjetër çift binjakësh, tregoi dhimbjen e familjes pas lajmit për shkatërrimin e shtëpisë. “Nuk humbëm vetëm një shtëpi. Humbëm kujtimet dhe jetën që kishim krijuar aty”, u shpreh ajo, duke shtuar se ëndrra e ndërtuar me shumë sakrifica u zhduk brenda pak sekondash.

Familja kishte shitur pothuajse gjithçka në Britani për të nisur një jetë të re në Greqi. Ata kishin përdorur kursimet, kredi bankare dhe të ardhurat nga biznesi i tyre i mobilieve të dizajnit për blerjen dhe rinovimin e pronës, madje kishin shpenzuar mijëra paund për përmirësimin e sistemit të ujit.

Pas zjarrit, në vend të jetës së re në Peloponez, çifti dhe fëmijët e tyre janë detyruar të jetojnë në një apartament me një dhomë gjumi në Hastings të Anglisë. Motra e Stephanie ka hapur një fushatë ndihmash online për t’i mbështetur, pasi familja vlerëson se do t’u duhen rreth 100 mijë euro për të rindërtuar jetën e tyre.

Pavarësisht humbjes së madhe, çifti thotë se nuk do të heqë dorë nga ëndrra për t’u kthyer në Greqi. “Do ta rindërtojmë. Nuk mund të dorëzohemi”, tha Stephanie, ndërsa fëmijët, sipas saj, po e përballojnë situatën me një qetësi të admirueshme, edhe pse e kanë të vështirë të kuptojnë humbjen e papritur të jetës së re që mezi prisnin.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
çifti britanik digjet dhtepia

Nga e njëjta kategori

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në mur, gjen ar me vlerë 7.5 milionë paund në një ish-fabrikë birre

më shumë...

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos i “Amazon” dhe ish-shefi ekzekutiv i Facebook, Saverin, blejnë aksione

më shumë...

Fluksi i lartë në hyrje në pikat e kalimit me Greqinë, masa të përbashkëta me homologët e Policisë greke

më shumë...

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë! 34-vjeçari dhunon kunatën, nipi qëllon në ajër për t’a kërcënuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:27

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në...

12:10

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos...

11:57

Fluksi i lartë në hyrje në pikat...

11:51

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna...

11:45

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit,...

11:27

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet...

11:12

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku...

11:02

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve...

10:46

Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve...

10:33

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet...

10:21

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy...

9:51

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit...

9:31

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:28

Sulm me raketa në portin e Jemenit,...

8:47

Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Indonezinë, dhjetëra...

8:38

Zjarret përfshijnë zonën e Zadarit në Kroaci,...

8:30

“Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për...

8:04

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.