Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca konstituive e Legjislaturës së XI-të.
Deputetët e zgjedhur janë mbledhur për të konstituuar Kuvendin e ri të Kosovës.
Në rend dite janë formimi i një komisioni verifikues, betimi i deputetëve dhe zgjedhja e nënkryetarëve dhe kryetarit.
Konstituimi i Kuvendit hap rrugën për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri.
Por, seanca po mbahet ndërkohë që LVV dhe LDK nuk kanë ende marrëveshje që do ta zhbllokonte ngërçin





