E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është shumë i vështirë

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, deklaroi në një intervistë të dhënë sot për televizionin shtetëror se komunikimi me liderin suprem të vendit, Mojtaba Khamenei, është “shumë i vështirë”.

Megjithatë, Pezeshkian theksoi se “prania e tij përbën një burim të rëndësishëm force për ne, duke na lejuar të vazhdojmë procesin”.

Reklamë

Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur u bë udhëheqës suprem, duke zëvendësuar të atin, Ajatollah Ali Khamene.

Ali Khamenei u vra në një nga sulmet e para ajrore të kryera nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, çka çoi më pas në ndryshimin e udhëheqjes së vendit.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë