E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Maksim Sinani ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor me motor në Pistoia, në Itali.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, më 4 gusht, rreth orës 19:30. Sinani po udhëtonte me motor së bashku me disa motoçiklistë të tjerë, kur u përplas me një makinë që vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ishte jashtëzakonisht e fortë. I riu shqiptar pësoi lëndime të lënda në trup.

Reklamë

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje. Edhe pse ishte në gjendje kritike, 33-vjeçari ishte ende i vetëdijshëm gjatë ndërhyrjes së parë. Ai u transportua me urgjencë në spitalin San Jacopo në Pistoia, ku u stabilizua dhe u intubua.

Më pas, rreth orës 23:00, ai u transferua me helikopter drejt Qendrës së Traumës në Careggi, ku mori trajtim të specializuar për plagët e rënda.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua gjatë natës dhe Maksim Sinani humbi jetën.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë