Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari...

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe...

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e...

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati...

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton planin për...

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin...

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e...

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e...

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin...

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

Shqipëri: punësimi i grave, mes sfidash të sipërmarrjeve të veshjeve

22 Korrik 21:06

Punësimi i grave ka mjaft sfida në Shqipëri sidomos për sipërmarrjet që merren kryesisht me prodhimin e veshjeve për eksport.

 

Krahas mungesës së punonjësve prej emigrimit punësimi i nënave më fëmijë kërkon një mbështetje më të madhe.

 

Një problem kritik po kthehet së fundi për sipërmarrjet e veshjeve edhe rënia e fortë e Euros në tregun e brendshëm valutor në Shqipëri.

 

Lavdie Seferi e nisi 25 vite më parë aktivitetin e saj në një sipërmarrje të prodhimit të veshjeve në Gjirokastër.

 

Lavdija i kujton edhe sot vështirësitë e fillimit, pasi vinte nga një profesion tjetër.

 

“Sa u pështatëm me pronarët dhe mjediset e punës , sa u përshtatëm me vetë punën, sepse vija nga një profesion tjetër dhe erdha në një profesion të ri pak të vështirë. U futëm në brazdë, filluam dhe në gjithë këto vite kemi arritur sukses.”

 

“Marika Tex- Karanxha” është një kompani e hapur 32 vite më parë në Gjirokastër me një përvojë të madhe në sektorin e prodhimit të veshjeve ku rreth 90% e punonjësve janë gra “, thotë sipërmarrësja Blerta Karanxha.

 

“Ndër vite kompania ka punësuar me qindra punonjës. Mamaja ka qenë drejtore e Ndërmarrjes së Prodhimit të Veshjeve dhe më pas është privatizuar si kompani dhe prej këtej kanë dalë gjithë rrobaqepëset e kualifikuara ndër vite. Aktualisht ne punojmë me 180 punonjës ndër të cilët 90% janë gra dhe 10% janë meshkuj.”

 

Kompania është rritur mes sfidash thotë më tej zonja Karanxha e cila vlerëson si më madhoren sfidën për të siguruar numrin e mjatueshëm të punonjësve.

 

“Për ne, pasi kemi stabilizuar gjithë gjërat në kompani, së fundi kemi bërë edhe investimet më të fundit, e vetmja pikë që ngelet akoma e e parikuperuar është punësimi”.

 

Edhe Lavdija, një nga punonjëset më të vjetra e sheh me brengë largimin e të rinjve.

 

“Si nëna që jemi, si fëmijë që kemi gjithmonë prirja e fëmëijve është të ikin jashtë. Kujtojnë se atje do ta gjejnë shtruar, por kjo është aspak e lehtë. Kur punën e kanë këtu dhe me këto pagat që arritën tani për mendimin tim nuk duhet të lëvizin sepse ky vend u shpopullua fare”.

 

Sipas të dhënave të e INSTAT, në sektorin e tekstileve dhe veshjeve në fund të vitit 2020 numëroheshin 581 ndërmarrje, që punësonin mbi 28 mijë punonjës, por ky numër ka ardhur në rënie vit pas viti.

 

“Një tjetër problem që sot vlerësohet kritik në këto momente, thotë zonja Karanxha është nëncmimi i euros në tregun e brendshëm valutor që ka efekte për sipërmarrje të tilla që veprojnë me kontrata aftgjata me kontraktorët”.

 

“Është një pikë shumë kritike për momentin pjesa e këmbimit valutor në ecurinë financiare”, thotë zonja Karanxha.

 

Kohët e fundit në Shqipëri euro shënoi një rënie historike me mbi 17 pikë krahasur me të njëtën periudhë të vitit të shkuar dhe sidomos bizneset eksportuese janë vënë në pozitë të vështirë.

 

Sipas analistëve të ekonomisë efektet janë zinxhir pasi humbjet e këtyre siprmarrësve mund të çojnë në falimentimin e shumë prej kompanive dhe rrjedhimisht humbjen e vendeve të punës për shumë gra dhe vajza.

 

Ndërkohë të dhënat zyrtare në Shqipëri flasin se gratë po marrin gjithmonë e më shumë pjesë në forcat e punës duke ngushtuar hendekun me burrat.

 

Të dhënat e raportit publikuar në korrik mbi tregun e punës nga Instituti i Statistikave flasin se gjatë vitit 2022, meshkujt përbëjnë në Shqipëri 53,7 % të forcës së punës, ndërsa femrat 46,3 %., dërsa në vitin 2021 meshkujt përbënin 55,4 % të forcës së punës, ndërsa femrat 44,6 %.

 

“Sektorët e veshjeve janë ndër më kryesorët për punësimin e grave”, thotë Marseda Xarba, drejtore e zyrës së punës në Gjirokastër.

 

“Është një sektor, i cili kërkon një numër shumë të madh punonjësish dhe një pjesë e mirë e këtyre grave e gjejnë vetën në këto fasoneri duke qenë se është një punë e qëndrueshme dhe një punë e cila është afatgjatë për ato nëna që rrisin fëmijët dhe mbajnë ekonominë e familjes.”

 

Gratë përballen me mjaft sfida në punësim, sidomos ato që janë nëna me fëmijë, thotë për Zërin e Amerikës Marseda Xarba, drejtore e zyrës së punës në Gjirokastër.

 

Është shumë e vështirë të punësojmë gra që janë nëna të reja pasi kanë pasur shumë vështirësi ku të vendosin fëmijët. Kanë pasur pamundësi për t`i stabilizuar në çerdhe, për të mbajtur fëmijët dhe kryesisht jnë nënat e reja.”

 

Megjithë përpjekjet ende në disa zona të përqëndruara të sipërmarrjeve të veshjeve në qytetet kreesore në Shqiëpri kompanitë nuk kanë arritur që të investojnë për krijimin e kushteve për çerdhe dhe kopshte për t`u ardhur në ndihmë nënave me fëmijë që punojnë në këto sipërmarrje./VOA/

Posted Under:
Kryesoret Sociale Uncategorized Vendi
Tagged:
ekonomi gra punesim Shqipëri Sipërmarrje

Nga e njëjta kategori

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari që goditi për vdekje fqinjin në Durrës: Më vjen keq…

më shumë...

Operacion në malësinë e Krujës, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në rreth 100 parcela

më shumë...

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe vijnë në Tiranë! Kjo duhet të marrë fund

më shumë...

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e kabllove nëntokë: Qëndrojnë aty si një shenjë e harresës edhe e mungesës së vëmendjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:02

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në...

10:58

Operacion në malësinë e Krujës, asgjësohen 5...

10:43

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë...

10:33

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për...

10:29

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe...

10:15

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton...

9:58

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës...

9:57

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat,...

9:50

“Do përballej me gjithë botën për mua”,...

9:40

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të...

9:37

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë...

8:46

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në...

8:39

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama...

8:29

Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një...

8:15

“Shmangni vendimet e nxituara”, parashikimi i yjeve...

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

9:50

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.