Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

PS-aleatët: Djegia e mandateve dëmton interesat kombëtare të Shqipërisë

12 Mars 16:15

Pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, Partia Socialiste ka mbledhur në një tryezë diskutimi partitë aleate për të diskutuar mbi situatën politike.

 

Pas diskutimeve, PS dhe aleatët e saj kanë dalë në një deklaratë për shtyp ku kanë akuzuar opozitën se përmes vendimit për djegien e mandateve po dëmton rëndë interesat kombëtare dhe strategjike të vendit.

 

Partitë aleate dhe PS e kanë cilësuar gjithashtu retorikën e opozitës si një tentativë me qëllim destabilizimin e vendit duke e kthyer atë sërish në vitin e mbrapshtë të 1997-ës.

 

Në takimin e organizuar nga PS morrën pjesë 26 parti të majta, të cilat kanë theksuar gjithashtu se mbështesin propozimet e PS për reformën zgjedhore dhe se janë gati që të ndërtojnë një koalicion fitues në zgjedhjet lokale të qershorit.

 

 

Deklarata e PS dhe partive aleate

 

  1. Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.

 

  1. Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ‘97 e ’98.

 

  1. Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

 

  1. Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

 

  1. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.

 

Partia Socialiste

Partia Social Demokrate

Partia Demokracia Sociale

Aleanca Popullore

Partia Socialiste e Moderuar

Aleanca Demokratike

Partia e Gjelbër

Partia e Unitetit Kombëtar

Partia G99

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partia Ardhmëria Shqiptare

Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Partia Socialpunëtore e Shqipërisë

Partia e Reformve Demokratike Shqiptare

Partia e të Drejtave të Mohuara

Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane

Partia e Punës së Shqipërisë

Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori

Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet

Partia Kristiandemokrate

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia e Çështjeve Shqiptare

Partia Demokracia e Re Europiane

Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

Partia Fronti i Majtë

Posted Under:
Politike
Tagged:
Aleate interesa LSI Mandate PD PS Takim

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump, nuk tërhiqem nga ky investim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.