Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të nuk e...

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve mes Izraelit...

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja për të...

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijët e...

Antonio Costa nis turin në Ballkan, Presidenti i Këshillit...

Ilir Meta reagon nga qelia për humbjen e babait

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”, Monika Kryemadhi...

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë...

Berisha reagon për “Zvërnecin”: Rrëmbimi i protestuesit ishte akt...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh...

Përballja Berisha-Balla, shkëmbim akuzash për hetimin e dosjes “CEZ”

15 Shkurt 21:59

Pas akuzave për shpifje për provat e nxjerra ndaj tij ne çështjen CEZ, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Taulant Balla u përballen mesditën e kësaj të enjteje ne gjykatën e krimeve të rënda. Por seanca nuk zgjati, pasi trupa gjyqësore shpalli moskompetencën duke ia rikthyer Gjykatës së Lartë. Pas këtij vendimi Shkëlzen Berisha u shpreh se kthimi i çështjes në Gjykatën e Lartë tregon frikën për të vendosur drejtësi.

 

Jam këtu për të vendosur drejtësi. Gjykata iu përgjigj kërkesës së prokurorit dhe ia kthen sërish gjykatës së lartë. Kjo është frikë për të vendosur drejtësi. Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë dhe një kryeprokuror dhe gjykatës që ka frikë mund të kthejë sërish në gjykatën e Lartë. Balla e ka një damkë si shpifës, dua që të marrë një përgjigje ligjore. CEZ? Kjo është çështje e ndryshme, për të cilën Balla thotë se për tre vite nuk kam paguar asnjë taksë. Unë kam paguar mbi 50 mln lekë taksa. Përsa i përket CEZ është një shashkë dhe kam deklaruar atë që kam deklaruar para jush. Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri. Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar. Dosja CEZ? Nuk kam pritshmëri, pasi nuk lidhje me privatizimin apo privatizime”.

 

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të partisë socialiste kërkoi që dosja CEZ të hetohet sa më parë.

 

Të gjithë e dimë që kjo është një çështje që duhet hetuar. I bëj thirrje Prokurorisë që ta hetojë këtë dosje me seriozitetin më të madh, të zbatojë vendimin e Gjykatës e Krimeve të Rënda që i ka kërkuar Prokurorisë që të marrë në pyetje të personave si Shkëlzen Berisha, Genc Ruli, Sali Berisha, sikur Nue Kalaj. I bëj thirrje prokurorisë që ky person të gjendet. Ndoshta komisionit hetimor ju shmang. Ky person duhet gjetur. Ditën për diell ka tërhequr 6.8 mln euro, para të vërtetuara që kanë qenë pagesë komisioni, e thënë shqip pagesë suksesi për një privatizim më i dështuari dhe më i rëndi për shpinën e varfër të shqiptarëve, 414 mln euro dëmi i shkaktuar shqiptarëve. Për sa i përket llokoçitjeve të të birit të babait, se paska punuar me punë të ndershme, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjesi punës. Një njeri që nuk ka firmosur një herë në një vend pune dhe të vetmet të ardhura i ka deklaruar si komisione merrja këtij dhe çoja këtij. Merrni librin e deklarimit të kontrollit të pasurisë, të vetmen punë me të ardhura marramendëse”,

 

Taulant balla është paditur për shpifje nga djali i ish-kryeministrit, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’. Ndërkohë gjykata ka vendosur rihapjen e dosjes se privatizimit OSSH duke i kërkuar prokurorisë te hetoje.

Posted Under:
Kronike
Tagged:
Balla Berisha CEZ Përballje

Nga e njëjta kategori

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte humbur skedinat, “kyç” gojën para hetuesve

më shumë...

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

më shumë...

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon për lëndimin e qytetarit grek: Keqardhje për situatën e regjistruar

më shumë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në Rrugën e Arbrit, një viktimë dhe disa të plagosur (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

4:30

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të...

4:17

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve...

4:04

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë...

3:55

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja...

3:42

Ndryshim në drejtimin e QSUT, Rudina Degjoni...

3:34

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin...

3:06

“Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej...

2:51

“Miss Shqipëria” ndalet në Kavajë, vajzat e...

2:42

A është takuar me Vanesën pas Ferma...

2:14

“Respektoni sundimin e ligjit, kriter i BE-së”,...

Foto arkiv
1:43

Antonio Costa nis turin në Ballkan, Presidenti...

1:23

Ilir Meta reagon nga qelia për humbjen...

1:11

Hita: Policia e Vlorës, e paaftë. Drejtori...

1:09

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”,...

12:35

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu...

12:16

Dy javë nga finalja e Ferma VIP,...

12:05

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

11:19

“Laguna është në pikë të hallit, lërini...

11:18

Berisha reagon për “Zvërnecin”: Rrëmbimi i protestuesit...

11:09

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente...

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.