Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të nuk e...

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve mes Izraelit...

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja për të...

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijët e...

Antonio Costa nis turin në Ballkan, Presidenti i Këshillit...

Ilir Meta reagon nga qelia për humbjen e babait

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”, Monika Kryemadhi...

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë...

Berisha reagon për “Zvërnecin”: Rrëmbimi i protestuesit ishte akt...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh...

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijët e grave ushtarake për 1 Qershorin

1 Qershor 15:34

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, organizuan sot pritjen e përvitshme me rastin e festës së 1 Qershorit.

Të ftuarit e veçantë të këtij viti ishin fëmijët e grave që shërbejnë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Begaj vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e grave në uniformë, ndërsa uroi fëmijët e pranishëm në këtë ceremoni festive.

Kreu i Shtetit i cilësoi gratë që shërbejnë në Forcat e Armatosura si krenari kombëtare, që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë kudo dhe kurdoherë që vendi ka nevojë, duke ngritur lart flamurin shqiptar.

Presidenti ftoi fëmijët të gëzojnë, të luajnë dhe të bëjnë sa më shumë miq.

“Të dashur fëmijë, sot mendoj që lojërat do t’ju bëjnë më shumë miq me njëri-tjetrin, sepse kështu duhet të jetë jeta, e ndërtuar me miqësi dhe dashuri. Shumë faleminderit dhe gëzuar 1 Qershorin”, u shpreh Presidenti Begaj.

Edhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, uroi fëmijët për festën e 1 Qershorit, ndërsa vlerësoi figurën e grave që shërbejnë në uniformë.

“Të luajmë së bashku me ju është gjithnjë kënaqësi, por fillimisht doja të ftoja fëmijët të duartrokasin për ato nëna që bëjnë krenare jo vetëm fëmijët e tyre, por të gjithë ne, nënat që shërbejnë me shumë përkushtim në ushtri. Faleminderit që keni ardhur dhe gëzuar festën”, tha Zonja Begaj.

Fëmijët e pranishëm lëshuan tullumbace në qiell, si simbolikë e ëndrrave dhe dëshirave të tyre.

Më pas aktiviteti vijoi me një program artistik, ku performuan artistë të vegjël nga Durrësi. Pjesë e festës ishte edhe një shfaqje nga Teatri i Kukullave, me artisten Shegushe Bebeti, e cila ka frymëzuar breza me radhë me artin e saj.
Ekipi i Cirkut Kombëtar i dhuroi festës atmosferë dhe magji përmes interpretimeve të tij, ndërsa fëmijët u përfshinë në lojëra popullore, gara artistike dhe aktivitete sportive në natyrë.

Aktiviteti i 1 Qershorit në Presidencë u zhvillua si një festë kushtuar fëmijëve, por edhe si një vlerësim për nënat që shërbejnë në Forcat e Armatosura.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
1 qershori BEgaj

Nga e njëjta kategori

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të nuk e respektojnë armëpushimin, do e paguajnë çmimin

më shumë...

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut

më shumë...

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë në burg efektivin e policisë private

më shumë...

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja për të përmirësuar kushtet në burgje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

4:30

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të...

4:17

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve...

4:04

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë...

3:55

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja...

3:42

Ndryshim në drejtimin e QSUT, Rudina Degjoni...

3:34

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin...

3:06

“Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej...

2:51

“Miss Shqipëria” ndalet në Kavajë, vajzat e...

2:42

A është takuar me Vanesën pas Ferma...

2:14

“Respektoni sundimin e ligjit, kriter i BE-së”,...

Foto arkiv
1:43

Antonio Costa nis turin në Ballkan, Presidenti...

1:23

Ilir Meta reagon nga qelia për humbjen...

1:11

Hita: Policia e Vlorës, e paaftë. Drejtori...

1:09

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”,...

12:35

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu...

12:16

Dy javë nga finalja e Ferma VIP,...

12:05

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

11:19

“Laguna është në pikë të hallit, lërini...

11:18

Berisha reagon për “Zvërnecin”: Rrëmbimi i protestuesit...

11:09

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente...

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.