Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

“Respektoni sundimin e ligjit, kriter i BE-së”, Rama i përgjigjet Alexis Tsipras pas lëndimit të një shtetasi grek në Zvërnec: Rrethanat u sqaruan, i keqardhur

1 Qershor 14:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras dhe forcës së tij politike lidhur me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke i cilësuar qëndrimet e tyre si të nxituara dhe të bazuara në gjysmë të vërteta.

Në një mesazh publik drejtuar Tsiprasit, Rama shprehet i habitur nga mënyra se si një incident i izoluar u shndërrua kaq shpejt në një çështje me peshë politike, ndërsa faktet e konfirmuara, sipas tij, u anashkaluan në favor të interpretimeve me ngjyrim nacionalist.

Duke iu referuar plagosjes së një shtetasi grek gjatë incidentit, Rama e cilëson ngjarjen si të pafat dhe të dënueshme, por nënvizon se autoritetet shqiptare reaguan menjëherë. Ai kujton se personeli i sigurisë private i përfshirë në ngjarje u arrestua, kompanisë së sigurisë iu hoq licenca e aktivitetit dhe drejtori i Policisë së Vlorës u shkarkua nga detyra.

“Çfarë më shumë do të prisnit në këto rrethana?”, pyet Rama në mesazhin e tij, duke shtuar se nuk është e drejtë dhe as e përgjegjshme që një incident i izoluar të paraqitet si provë e shkeljes së të drejtave të minoritetit grek, të drejtave pronësore apo shtetit ligjor në Shqipëri.

Kryeministri thekson se respektimi i shtetit të së drejtës, mbrojtja e pronës dhe garantimi i të drejtave të pakicave kombëtare nuk janë çështje oportuniteti politik, por detyrime kushtetuese dhe angazhime evropiane të Shqipërisë, të reflektuara në ligjet dhe institucionet e vendit.

Rama vlerëson gjithashtu Minoritetin Kombëtar Grek në Shqipëri si një pasuri të çmuar dhe thekson se ai gëzon të njëjtat të drejta dhe mbrojtje si çdo qytetar tjetër shqiptar. Sipas tij, forcimi i këtyre të drejtave mbetet një objektiv i përditshëm, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë greke.

Në përfundim, kreu i qeverisë shqiptare i bën thirrje Tsiprasit dhe forcës së tij politike që të shmangin spekulimet politike dhe të mbështeten te faktet dhe institucionet. Ai nënvizon se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërtohen mbi respektin reciprok, shtetin e së drejtës dhe besimin te institucionet, jo mbi përfundime të nxituara.

“Europa ka nevojë për më pak refleksione të së kaluarës dhe më shumë besim te faktet, institucionet dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, përfundon Rama në mesazhin e tij drejtuar ish-kryeministrit grek.

Çfarë tha partia e Tsiprasit

Aleanca e Majtë Greke (EL.A.S.) reagoi publikisht për ngjarjet që ndodhën të shtunën në mbrëmje në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për incidentin e ndodhur në zonën e Zvërnecit.

Në deklaratën e saj, organizata theksoi se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ngjarjen që ndodhi gjatë një proteste të banorëve lidhur me të drejtat e tyre pronësore, ku si pasojë mbeti i plagosur një shtetas grek.

EL.A.S. i bën thirrje qeverisë greke të ndërmarrë hapat e nevojshëm diplomatikë dhe të theksojë se përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian lidhet me respektimin e shtetit të së drejtës, të drejtave pronësore dhe të drejtës së vetëpërcaktimit të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri.

Sipas deklaratës, këto kritere përbëjnë gjithashtu qëndrim zyrtar të Bashkimit Evropian, pasi janë përfshirë për herë të parë në mënyrë të qartë në përfundimet e Këshillit Evropian të 18 qershorit 2019, me insistimin e ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras.

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
rama

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e zjarrfikësve vë nën kontroll flakët

më shumë...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat

më shumë...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon makinën e Refit Buzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.