E martë, 27 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Dy javë nga finalja e Ferma VIP, tre nga konkurrentët më të spikatur në televotim

Vetëm dy javë na ndajnë nga finalja e madhe e 15 qershorit dhe gara në Ferma VIP 3 po bëhet më e ashpër se kurrë.

Pas një prime të mbushur me emocione, debate dhe largimin e Indrit, fermerët hyjnë sonte në natën e 20-të me një objektiv të vetëm: të sigurojnë një vend më afër çmimit të madh.

Reklamë

Thyerja e rregullave nga disa prej protagonistëve më të spikatur të fermës solli pasoja të menjëhershme. Zhaku, Iliri dhe Sara ndodhen tashmë përballë një televotimi që konsiderohet ndër më të fortët e këtij sezoni. Tri emra që kanë prodhuar histori, debate, aleanca dhe përplasje përgjatë javëve të fundit, por vetëm publiku do të vendosë se kush meriton të vazhdojë rrugëtimin.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes fermerëve mbeten të tensionuara. Debatet dhe akuzat e ndërsjella kanë krijuar kampe të qarta brenda fermës, ndërsa afrimi i finales po i bën të gjithë më të kujdesshëm dhe njëkohësisht më luftarakë.

Reklamë

Nga ana tjetër, as këtë mbrëmje nuk do të mungojnë as surprizat që rikujtojnë se përtej lojës, fermërët po jetojnë një eksperiencë që i vë shpesh përballë emocioneve të forta.

Me finalen që po afron me shpejtësi dhe me një televotim që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës, fermerët do të duhet të përballen jo vetëm me rivalët, por edhe me gjykimin e publikut.

Kush do të hedhë një hap më pranë finales së madhe? Përgjigjet do të vijnë sonte në orën 21.00, në një prime që premton emocione, surpriza dhe zhvillime që mund të ndryshojnë gjithçka vetëm në Vizion Plus.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë