Pas shumë shtyrjesh nisi këtë te mërkure seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit. I akuzuari për një seri krimesh të rënda, u paraqit në seancë i shoqëruar nga 4 shokët e tij, me të cilët dyshohet se ka bashkëpunuar në disa ngjarje. 5 të pandehurit ishin të pranishëm në seancën gjyqësore, por gjyqi përsëri u shty, pasi mungonte nje prej anëtareve të trupit gjykues.
Por edhe pasdite gjyqi nuk arriti të niste për shkak se u kërkua përjashtimi i anëtarit të trupit gjykues Bib Ndreca pasi më parë kishte gjykuar një nga kërkesat e të pandehurve për revokim vendimi. Nga ana tjetër, avokati i Blerim Shullazit kërkoi kohë që të njihet me aktet që ndodhen në fashikullin gjyqësor, ndërsa mbrojtësi tjetër Vladimir Meçe kërkoi në emër të pandehurve shpalljen e pavlefshme të dëshmisë së Ylvi Beqajt, por edhe një gjykim të drejtpërdrejtë ku e pranishme të jetë dhe media. Seanca e ardhshme u caktua me datën 23 maj.
Emilajno Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqa dhe Endrit Zela akuzohen nga Prokuroria per gjobvenie ndaj 3 biznesmenëve dhe shkatërrim prone me eksploziv. Gjithashtu Shullazi akuzohet edhe per kërcënimin e dy akademikeve, Dhori Kule dhe Myhyr Koni.





