Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për...

Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të godasim objektet...

I dënuar për masakrën e Srebrenicës, ndërron jetë “kasapi...

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë në fuqi...

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari:...

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për vdekje të...

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga flakët, humbin...

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për të paralajmëruar...

“Nëse po e shihni këtë, koha ime ka ardhur”,...

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi:...

Dervishaj: Siguria rrugore është një prioritet për qeverinë shqiptare

29 Mars 18:13

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka marrë pjesë në punimet e Konferencës ndërkombëtare për Sigurinë Rrugore dhe Detare që u mbaj në Valletta të Maltës.

 

Konferenca u zhvillua nën kujdesin e Eurokomisioneres për Transportin Violeta Bulc, me pjesëmarrjen e ministrave të Bashkimit Europian, dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Ministri Dervishaj në fjalën tij në konferencë theksoi se siguria rrugore është një prioritet për Ministrinë e Transportit, dhe po punohet për ta sjellë në standarte europiane.

 

“Çështja e Sigurisë Rrugore, është shumë aktuale në Shqipëri por nga statistikat edhe në vendet e tjera të rajonit dhe në BE. Siguria rrugore është një prioritet për Qeverinë Shqiptare. Ne bashkë me gjithë aktorët e përfshirë në çështjet e sigurisë rrugore, jemi duke punuar për të përmirësuar situatën për të pasur standarte europiane”, tha Dervishaj.

 

“Një element i rëndësishëm i punës sonë, është ndërgjegjësimi i publikut dhe në veçanti i drejtuesve të automjeteve, si të rinj apo me eksperiencë, që të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën, për të ruajtur veten dhe të tjerët. Nuk duhet harruar se siguria rrugore, është përgjegjësi e strukturave shtetërore, por edhe e drejtuesve të automjeteve, që kanë një rol të rëndësishëm nw shmangien e aksidenteve. Ne besojmë se kemi ende punë për të bërë për të sjellë standartet e kërkuara, dhe për këtë arsye mendoj se kjo kërkon një angazhim jo vetëm kombëtar, por gjithashtu rajonal dhe europian”, theksoi Dervishaj.

 

Eurokomisionerja për Transportin Violeta Bulç, falenderoi në mënyrë të posaçme ministrin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për angazhimin e shfaqur në përmirësimin e sigurisë rrugore.

 

Bulç theksoi se ky është problem që shtetet duhet ta përballojnë duke adoptuar strategji, për të ulur numrin e aksidenteve fatale.

 

Në përfundim të punimeve Ministrat e Transportit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, aprovuan edhe deklaratën e Vellettës, për më shumë vëmendje ndaj rritjes së sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të aksidenteve me pasoja fatale.

Posted Under:
Politike

Nga e njëjta kategori

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë të parë drejt SHBA-së

më shumë...

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë në fuqi vendimin e KQZ-së për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës

më shumë...

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi: Në Durrës, është kryekoordinator i vjedhjes së votës!

më shumë...

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:12

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

3:29

Kapet me armën gati për qitje, arrestohet...

3:20

Zjarri i madh përfshin grumbullin e mbeturinave...

3:06

Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të...

3:03

I dënuar për masakrën e Srebrenicës, ndërron...

2:41

I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet...

2:25

Meta vendos kufizime për të miturit, 18...

2:19

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë...

1:56

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në...

1:55

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për...

1:41

Goditi bashkëshorten me sende të forta pas...

1:37

Mendon se të ka tradhtuar? Ja si...

1:35

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga...

1:29

Analiza në ISHP për Virusin e Nilit,...

1:14

Bisedime pa rezultat! Kurti negocion me Abdixhikun,...

12:45

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për...

12:41

“Rrugorja” e Korçës intensifikon kontrollet, 759 masa...

12:22

Strehoi 7 emigrantë nga Sudani për t’i...

12:13

“Nëse po e shihni këtë, koha ime...

Më të klikuarat

  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.