E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi: Në Durrës, është kryekoordinator i vjedhjes së votës!

“Akuza për të cilën është arrestuar Ergys Agasi është e vogël në raport me këtë aktivitet gjigant kriminal”

Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i cili në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se Agasi ka qenë kryekoordinatori i vjedhjes së votës në qarkune Durrësit.

Reklamë

Sipas deputetit, ai duhet të hetohet edhe për këtë vepër penal.

“Ergys Agasi duhet hetuar e dënuar për pothuajse të gjitha veprat e pjesës së Kodit Penal për krimet zgjedhore. Në Durrës, ai ishte kryekoordinatori i krimit zgjedhor që patëm përballë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe, nëse krimi dhe shteti nuk do të ishin një trup i vetëm, opozita nuk do të ruante thjesht rezultatin e vitit 2021, por do të merrte 7-8 mandate.

Reklamë

Akuza për të cilën është arrestuar Ergys Agasi është e vogël në raport me këtë aktivitet gjigant kriminal”, tha Bylykbashi.

Deputeti më tej theksoi se arrestimi i Agasit ishte një akt i vonuar, por fundi ishte i ditur.

“Vetëm pak vite më parë, arrestimi i Ergys Agasit nuk do të bënte fare përshtypje. Madje, ndër qytetarët e vjetër durrsakë do të bënte përshtypje mospërputhja e sjelljeve të tij me origjinën dhe mbiemrin e familjes.

Isha ndër dy-tri të parët që, si drejtues politik i opozitës në Durrës, e përmenda me emër në media si koordinator të kryeministrit për krimin e organizuar. Ishte çudi se si mora reagime nga persona të ndryshëm, të cilët pyesnin se si kishte mundësi që ia përmenda emrin, sepse ai na qenkësh i fuqishëm, me lidhje të forta me politikën dhe krimin. “E çfarë pastaj?” – qe përgjigjja ime.

Në Parlament e kam quajtur “zëvendëskryeministrin për krimin e organizuar”, përkrah “zëvendëskryeministres për korrupsionin e organizuar”. Skena e djeshme e arrestimit është akti shumë i vonuar i një fundi të ditur”, tha Bylykbashi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë