E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Bisedime pa rezultat! Kurti negocion me Abdixhikun, PDK dhe LDK vijojnë protestën para qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se bisedimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të vijojnë në përpjekje për tejkalimin e ngërçit politik dhe se palët folën për emra konkretë për presidentin e ardhshëm.

Edhe Abdixhiku theksoi se kandidatët janë në përputhje me kriteret dhe vlerat që kërkohen nga palët.

Reklamë

Takimi Kurti-Abdixhiku u zhvillua në një kohë kur pjesa tjetër e opozitës po vijon protestat para selisë së qeverisë, duk kërkuar konstituimin pa vonesë të kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, akuzoi Kurtin se po shmanget nga përgjegjësia.

Reklamë

“Sot Albin Kurti, ashtu siç e ka edhe traditë edhe në doktrinën e tij politike, sërish po fshihet, sërish iku përmes rrugëve ilegale, klandestine, duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Dhe fshehja është doktrinë e tij politike, Albin Kurti është fshehë në Rambuje, kur ne theksuam nënshkrimin e lirisë sonë, Albin Kurti është fshehë në Vjenë kur ne e negocionim pavarësinë tonë, Albin Kurti është fshehë, në ditën kur flamuri jonë u prezantua në Kuvendin e Republikës, Albin Kurti u fsheh në ditën e shpalljes së pavarësisë”, tha Behrami.

Forcat opozitare bënë të ditur se nuk do t’i ndalin protestat derisa Vetëvendosje të rikthehet në parlament për t’i hapur rrugë funksionimit normal të institucioneve.

/vizionplus.tv

 

 

Më shumë video

Reklamë