E shtunë, 17 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Meta vendos kufizime për të miturit, 18 mld dollarë për të evituar varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale në SHBA

Meta ka ndërmarrë masa të reja në SHBA për të kufizuar përdorimin e Facebook dhe Instagram nga adoleshentët.

Në kuadër të një marrëveshjeje me pothuajse të gjitha shtetet amerikane, Meta ka rënë dakord të paguajë deri në 18 miliardë dollarë gjatë 10 viteve për të zgjidhur pretendimet se platformat e saj janë projektuar në mënyrë që të krijojnë varësi te fëmijët. Kompania ka mohuar se ka bërë shkelje.

Reklamë

Marrëveshja parashikon edhe ndryshime të rëndësishme për përdoruesit nën 18 vjeç në SHBA, përfshirë një kufi prej dy orësh në ditë në Facebook dhe Instagram.

Zyrtarët australianë e kanë mirëpritur këtë zhvillim. Australia është vendi i parë që ka vendosur një ndalim të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç, por zbatimi i ligjit është përballur me probleme.

Reklamë

Studime të hershme kanë treguar se rreth 80% e të miturve vazhdonin të përdornin rrjetet sociale edhe disa muaj pas hyrjes në fuqi të ndalimit në dhjetor.

Ndërkohë edhe Bashkimi Evropian po kërkon nga Meta ndryshime për të reduktuar elementët që nxisin përdorimin e tepërt të platformave, si lëvizja pa fund e përmbajtjeve, dhe rekomandimet që synojnë të mbajnë përdoruesit sa më gjatë online.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë