E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri i madh përfshin grumbullin e mbeturinave në Shëngjin, neutralizohen flakët, shmanget rreziku nga banesat

Një zjarr i madh përfshiu një grumbull mbeturinash në lagjen Sake, Shëngjin, duke krijuar rrezik për banesat përreth.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe, falë punës së tyre, arritën ta vënë zjarrin nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave.

Reklamë

Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë. Pas operacionit të zjarrfikësve, situata u vu nën kontroll dhe rreziku për banoret u shmang.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë