E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tragjike, fundoset anija gjigante e naftës, 1 i vdekur dhe 4 të zhdukur, shpëtohen 110 persona (VIDEO)

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së anijes së madhe të shpimit të naftës “Prospector 5”, në brigjet e Gabonit. Nga 115 personat që ndodheshin në bord, 110 janë shpëtuar, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.

VIDEO- Fundoset anija gjigante e naftës

Reklamë

Pamjet dramatike tregojnë momentet kur anija fillon të anohet në një kënd të rrezikshëm dhe të fundoset gradualisht në oqean. Punonjësit me jelekë shpëtimi shihen duke lëvizur me nxitim në kuvertë, ndërsa varkat e shpëtimit largohen nga struktura që po fundosej.

Sipas kompanisë Borr Drilling, incidenti ndodhi gjatë punimeve për përgatitjen e një shpimi të planifikuar. Një problem gjatë procesit të stabilizimit të platformës dyshohet se shkaktoi humbjen e qëndrueshmërisë dhe fundosjen e saj. Ministria e Naftës dhe Gazit e Gabonit ka nisur një hetim teknik për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Reklamë

Ndërkohë, prodhimi është ndërprerë, por deri më tani nuk janë raportuar rrjedhje të dëmshme në oqean. Autoritetet kanë vendosur në gatishmëri pajisjet kundër ndotjes për të mbrojtur vijën bregdetare dhe Parkun Kombëtar Mayumba.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.