E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet ish-juristi i ASHK-së në Fier, ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre

Policia ka ndaluar një 56-vjeçar në Fier, ish-jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”. Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin Hidir Zani, 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim disa javë më parë.

Reklamë

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

56-vjeçari dyshohet se e ka shpërdoruar detyrën në disa raste gjatë kohës kur punonte si jurist pranë ASHK-së Fier.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.