E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditi bashkëshorten me sende të forta pas një konflikti, arrestohet i moshuari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 71 vjeçar.

Mëngjesin e kësaj të enjte, pas një konflikti për motive të dobta, i moshuari ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij 61 vjeç.

Reklamë

Gruaja është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore

“U arrestua shtetasi S. M., 71 vjeç, pasi dyshohet se, mëngjesin e sotëm, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij, shtetasen E. M., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë