Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Negociatat SHBA-Iran të paqarta, Trump urdhëron të ngarkuarit e...

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime...

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur...

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në: Kemi arritur...

Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat...

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i...

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe dhjetëra të...

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE...

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e naftës në...

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti, minimizon protestën...

Presidenti vlerëson me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” aktorët e kinematografisë shqiptare

24 Shkurt 19:11

Në një ceremoninë solemne të zhvilluar sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, ku ishin të pranishëm artistë dhe aktorë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, regjisorë e skenaristë, familjarë dhe personalitete të artit e kulturës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi aktorë të mëdhenj të skenës teatrore dhe kinematografisë shqiptare me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë shtetërore, pas vdekjes aktorëve Sulejman Pitarkës, Sandër Prosit, Kadri Roshit e  Violeta Manushit  “Në shenjë vlerësimi që ishin ndër të parët e artit skenik shqiptar, bashkëkontribues në fillesat e Teatrit Kombëtar, duke vënë në shërbim të roleve dhe interpretimeve e të zhvillimit të teatrit e kinematografisë në Shqipëri talentin, kulturën, dijen, urtësinë, punën e tij të palodhur që e bënë një shprehës të përkryer mjeshtërie të lartë dhe përkushtimi të pashoq.”

 

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë shtetërore edhe aktores Margarita Xhepa, “Si mjeshtre e përkryer dhe interpretuese e rrallë e artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë të personazheve aq të spikatura jetësore, e cila për dekada me radhë ka portretizuar karaktere të panumërta dramatike e aq të dashura, duke mbetur përjetësisht e gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë.”;

 

Robert Ndrenikës  “Në vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar.”; si dhe Tinka Kurtit “Me vlerësim të merituar shtetëror për interpretimet e saj të përkryera e mallëngjyese, duke u shndërruar prej disa dekadash me radhë në njërën prej aktoreve më të adhuruara e mbresëlënëse të filmit shqiptar që nga filmi i parë ‘Tana” e deri në qindra role të paharrueshme nëpër skenat tona teatrore.”

 

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Nishani u shpreh se kontributi i këtyre personalitete është i shtrirë gjatë në kohë dhe nga pikëpamja artistike i ka fillesat e tij që nga filmi i parë shqiptar ‘Tana’ ku ishin të pranishëm në moshë shumë të re në atë kohë me interpretimet e tyre mjeshtërore Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi Marie Logoreci, Violeta Manushi, Nikolla Panajoti, Melpomeni Çobani, Mihal Stefa, Vani Trako, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi, Esma Agolli e shumë e shumë të tjerë, që percollën dimension të madh kulturor, artistik, e profesional

 

Duke ju drejtuar të pranishmëve, kreu i shtetit vuri në dukje se “Nuk është aspak e lehtë që të përmbledhësh në një fjalë ceremoniale dekadat dhe vitet e punës rolet e panumërta, djersën, mundin, talentin, kontributin, arritjet artistike e kulturore, interpretimet magjepsëse të këtyre gjigantëve të skeëns dhe të ekranit e të kulturës sonë kombëtare, që më madhështore si dimension kanë pikërisht atë që sot e kësaj dite janë e duken të freskëta. Dhe jo vetëm në kujtesën e atyre që e kanë dashur dhe e duan teatrin, filmin, por në panteonin e asaj që përbën krenarinë e trashëgimisë sonë kombëtare të kulturës.

 

“Përpjekjet dhe arritjet e mjeshtrave të mëdhenj të kinematografisë sonë përfaqësojnë dimensione të patjetërsueshme të artit, kulturës dhe emancipimit tonë në tërësi. Vlerat e trashëgimisë së tyre janë dhe do të jenë gjithmonë ushqim shpirtëror dhe mendor pa të cilin jam i sigurt, se çdo komb, sado të lashtë dhe të pasur që mund ta ketë trashëgiminë e vet, nuk mund të ecë dot përpara, aq më tepër Shqipëria jonë e vogël, tha Nishani.

 

Nderim dhe mirenjohje për gjithçka keni bërë e keni arritur në skenë, patjetër edhe me ndihmën e pakursye të familjeve tuaja, të të afërmve e të miqve tuaj, Ndaj duke përfituar nga privilegji që kam dhe të adresohem në këtë ceremoni këtyre njerëzve, dua t’ju them vetëm faleminderit, dhe të mbeteni përherë ashtu siç jeni: monumente jo vetëm të kujtesës, por në tërësi të kulturës dhe civilimit shqiptar” – përfundoi fjalimin e tij Presidenti i Republikës.

Posted Under:
Kryesoret Kulture
Tagged:
Bujar Nishani Naim Frasheri Tinka Kurti

Nga e njëjta kategori

Tritol marketit në Tiranë, i përket babait të vëllezërve Lika, janë në kërkim për atentatin ku u plagos polici

më shumë...

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një fëmijë 7-vjeçar, po shkonte në shkollë

më shumë...

Tritol lokalit në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin

më shumë...

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE me 180-vjetorin e Naim Frashërit: Drita jeshile erdhi në këtë moment

më shumë...

One thought on “Presidenti vlerëson me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” aktorët e kinematografisë shqiptare”

  1. Patrioti i indinjuar. says:
    February 24, 2017 at 6:26 pm

    Ky shkrim eshte pikerisht ai qe duhej qe ne fillim.Duket ai e ve ne vend hapin e duhur per kete ngjarje mjaft te rendesishme politiko-kultrurore e sociale te vendit dhe si nje autokritike mper kritiken time.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:14

Konfiskimi i pasurive të krimit, BE: Shqipëria...

12:07

Negociatat SHBA-Iran të paqarta, Trump urdhëron të...

11:55

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos...

11:38

Tritol marketit në Tiranë, i përket babait...

11:20

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë...

11:16

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në:...

11:10

Valë e pazakontë e të nxehtit godet...

10:58

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet...

10:40

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe...

10:03

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë,...

9:27

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për...

9:23

Tritol lokalit në Tiranë, kamerat e sigurisë...

9:13

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet...

9:11

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat...

9:00

Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje...

8:28

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e...

8:16

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti,...

8:08

Dashuria, financat dhe surpriza, çfarë kanë rezervuar...

7:57

Temperaturat arrijnë mbi 30°C, por moti sot...

10:41

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së,...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • Dashuria, financat dhe surpriza, çfarë kanë rezervuar yjet p...
  • Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detaje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.