Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një person ka mbetur i vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Informacioni mbetet paraprak, ndërsa priten të dhëna zyrtare nga Policia e Shtetit.





