E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Radhimë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë në rrugën e bypass-it

Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, në afërsi të Radhimës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus,  automjeti është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Reklamë

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen nga hetimet.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë