Situata e zjarrit në zonën e Kalivacit në Lezhë është përshkallëzuar gjatë ditës së sotme.
Raportohet se, si pasojë e avancimit të flakëve, ka pasur edhe djegie të banesave, ndërsa ende nuk dihet nëse kanë qenë të banuara apo jo.
Kujtojmë që prej dy ditësh forcat zjarrfikëse, ushtria, por edhe ato të emergjencave civile, janë në luftë me flakët, por ende nuk kanë mundur t’i vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë.





