Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Vrasja në Ksamil/ “Më ço në spital”, zbardhet dëshmia...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete...

Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët,...

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë të zjarrfikëses,...

Vrasja në Ksamil, ja çfarë ndodhi në plazh pak...

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e rrenave çoroditën...

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më shumë kontroll...

Rama, dy ditë takime në Pogradec, të dielën, diskutime...

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil ishte “vrasje...

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët...

Trafik droge nga Kanadaja në Shqipëri, goditet grupi në Durrës, sekuestrohen 80 kg kanabis “Gelato” me vlerë 1 milion euro

22 Gusht 15:17

Një operacion i koduar “Anchor” është finalizuar në Durrës, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 127 pako me rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC. Sipas Policisë, vlera e lëndës narkotike në treg përllogaritet në rreth 1 milion euro.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete, 5 aparate celularë dhe rreth 11 mijë euro cash.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Ontario të Kanadasë dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në një hapësirë të modifikuar të një automjeti të porositur për blerje në Kanada. Pas mbërritjes në Shqipëri, dyshohet se droga shpërndahej në territorin shqiptar dhe në Kosovë.

Në vijim të operacionit janë arrestuar tre shtetas kosovarë: T.D., 32 vjeç, L.G., 26 vjeç dhe B.J., 40 vjeç. Ata dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim H.C., lindur dhe banues në Kukës, dhe G.O., lindur në Kosovë dhe banues në Ontario, Kanada, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Sipas Policisë, nga hetimet e deritanishme dyshohet se personat e përfshirë kishin role të përcaktuara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe më tej në Kosovë.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet kufitare, strukturat doganore dhe Prokurorinë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe për dokumentimin e plotë të rolit të secilit prej tyre.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
durres Port

Nga e njëjta kategori

Vrasja në Ksamil/ “Më ço në spital”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit: Autori u largua zbathur

më shumë...

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e akuzon për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

më shumë...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve shqiptarë

më shumë...

Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:33

Vrasja në Ksamil/ “Më ço në spital”,...

5:55

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e...

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

5:21

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë...

5:01

Vrasja në Ksamil, ja çfarë ndodhi në...

4:49

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e...

4:33

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë...

4:23

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më...

3:56

5 ushqime që mund të bëhen të...

3:17

Trafik droge nga Kanadaja në Shqipëri, goditet...

3:10

Rama, dy ditë takime në Pogradec, të...

3:00

Edhe këtë fundjavë trafik i rënduar në...

2:53

Haradinaj: Thaçi, sërish president. Kreu i AAK-së...

2:37

“Më shau nga nëna, më qëlloi thikë...

1:56

Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në...

1:29

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil...

1:09

I vihet tritol makinës së 41-vjeçarit në...

12:39

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj...

12:05

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Vrasja në Ksamil, ja çfarë ndodhi në plazh pak minuta pas pë...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.