Mesnata e gjeti Tiranën të përfshirë nga flakët në zonat periferike të saj, duke ngritur në këmbë strukturat shtetërore.
Zjarri mori përmasa të frikshme duke u përhapur deri në afërsi të Lundrës dhe për ta neutralizuar u angazhuan forca të shumta zjarrëfikëse
Ndërkohë që në mëngjes është ndërhyrë me dy helikopterë dhe aktualisht situata është normalizuar duke lënë pas disa vatra të vogla aktive të cilat janë nën monitorim
Fatmirëisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, teksa flakët dogjën vetëm një banesë të braktisur.
Ndërkohë në Drenie–Lofkend–Ngracije, në zonën Patos–Mallakastër, operacioni vijon me forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të mbështetura nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
Në Krujë, zjarri në lagjen Abaze eshte ende aktiv dhe operacioni po mbështetet nga Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore. Në terren janë angazhuar 57 efektivë të FA-së, mjete mbështetëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore qe po punojnë për mbrojtjen e zonave të banuara.
Në Përmet punohet në dy vatra, në malin e Nemërçkës dhe në malin Dhëmbel. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, vijon një operacion i gjerë nga toka dhe ajri. Me 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në malin e Moravës, bashkia Devoll, vijon puna në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara.
Në Vaun e Dejës vijon gjithashtu forcat zjarfikese po përpiqen të mbajnë nën kontrol një vatër në pyllin me pisha.





