Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

“Rruga jonë drejt BE, e qartë”, Rama: Shqipëria është...

Reali, dy goditje në pak orë! Blen Diomande dhe...

Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç për të...

Salah, “faraon” në Trabzon, egjiptiani mrekullohet nga pritja në...

Akt heroik, pronari i kafenesë hidhet në det dhe...

Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi i Kolegjit...

Hapet një segment i korridorit VIII, Rama: Rruga e...

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap degën e...

VIDEO/ Mrekulli në Brazil, përfundoi nën rrotat e kamionit,...

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve...

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për shtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në SHBA

7 Gusht 11:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi dy urdhra ekzekutivë që synojnë të kufizojnë të drejtën e shtetësisë automatike për fëmijët e lindur në territorin amerikan, duke sfiduar edhe një herë interpretimin e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së.

Kufizimi i kësaj të drejte është një nga prioritetet kryesore të administratës Trump në luftën kundër emigracionit. Masat e reja fokusohen veçanërisht te fenomeni i njohur si “turizmi i lindjes”, kur gra shtatzëna nga vende të tjera udhëtojnë drejt SHBA-së për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane.

“Kjo praktikë e të ashtuquajturit ‘turizëm i lindjes’, që nga nënshkrimi i këtij urdhri, shpallet e ndaluar.“, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Zyrën Ovale të enjten.

Urdhrat e rinj parashikojnë gjithashtu kufizime për fëmijët e lindur nga punonjës të qeverive të huaja në SHBA, si edhe për fëmijët e personave të klasifikuar nga autoritetet amerikane si “armiq të huaj”.

Lëvizja e Trump vjen pasi më 30 qershor Gjykata Supreme rrëzoi si antikushtetues një urdhër të mëparshëm të tij, i cili synonte t’u mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur në SHBA nga prindër që ndodheshin në vend në mënyrë të paligjshme ose me status të përkohshëm. Administrata argumenton se urdhrat e rinj janë më të kufizuar dhe nuk bien ndesh me vendimin e gjykatës.

Megjithatë, ekspertët e ligjit dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve paralajmërojnë se edhe këto masa pritet të sfidohen në gjykatë. Sipas tyre, Amendamenti i 14-të garantonshtetësinë për pothuajse çdo person të lindur në territorin amerikan dhe një president nuk mund ta ndryshojë këtë të drejtë vetëm përmes një urdhri ekzekutiv.

Trump, duke folur të enjten në Zyrën Ovale, e cilësoi vendimin 6-3 të Gjykatës Supreme më 30 qershor si “një vendim shumë të gabuar”, duke kritikuar faktin se “njerëzit po ndërtojnë biznese rreth turizmit të lindjes”.

“Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë. Është një turp. Ata po blejnë rrugën e tyre drejt shtetësisë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë“, tha ai.

Trump shtoi se Amendamenti i 14-të ishte miratuar për një arsye tjetër historike. “Kjo u bë pas Luftës Civile. Kjo ishte për fëmijët e skllevërve. Po çfarë po ndodh tani?“, deklaroi presidenti amerikan.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Pasaporta trump

Nga e njëjta kategori

A e zvogëlon vërtet deti stresin dhe ankthin? Çfarë thotë neuroshkenca

më shumë...

Deri në fund të verës, këto shenja Horoskopi do të kenë gjetur dashurinë e vërtetë

më shumë...

Me çantë në shpinë, i maskuar dhe me kapele, momenti kur 33 vjeçari i vë zjarrin shtëpisë së konkurrentit në biznes

më shumë...

Reali, dy goditje në pak orë! Blen Diomande dhe rinovon me Vinicius, Rodri pranë Barcelonës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:17

LVV e LDK dështojnë të arrijnë marrëveshje...

3:33

A e zvogëlon vërtet deti stresin dhe...

3:00

Deri në fund të verës, këto shenja...

2:59

“Rruga jonë drejt BE, e qartë”, Rama:...

2:56

Me çantë në shpinë, i maskuar dhe...

2:52

Reali, dy goditje në pak orë! Blen...

2:45

Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç...

2:43

Salah, “faraon” në Trabzon, egjiptiani mrekullohet nga...

2:42

Akt heroik, pronari i kafenesë hidhet në...

2:41

Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi...

2:25

Hapet një segment i korridorit VIII, Rama:...

2:17

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap...

2:00

VIDEO/ Mrekulli në Brazil, përfundoi nën rrotat...

2:00

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione...

1:41

Studiuesit: Gjatësia e kofshës mund të zbulojë...

1:22

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi,...

1:06

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga...

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.