Këtë të mërkurë nisi zbatimi i amnistisë penale për 541 të dënuar të cilët përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa qindra të tjerë marrin ulje të dënimit ose forma të tjera lehtësimi.
Në burgun e Reçit, 101 të dënuar lanë qelitë pas përfundimit të procedurave ligjore.
Lekë Shkafja përfitoi vetëm 11 ditë përpara se t’i përfundonte dënimi i marrë për dhunë në familje, ndërsa Igli Muhameti, tha se qëndrimi në burg ishte përvojë të vështirë.
Në Korçë 60 të burgosur u liruan nga burgu i Drenovës.
Familjarët të shumtë pritën të afërmit e tyre mes përqafimesh dhe lotësh.
Igli Cëngëtari, një i ri nga Devolli, tregon se ka vuajtur mbi 4 vite burg.
“Unë kam bërë 20 muaj, se gjysmën e burgut e bëra jashtë. Kam dy aministi. Kisha e një vit. Shyqyr mirë. Deshëm ca burg, djemtë duhet të bëjnë ca burg. Mësova. Çdo gjë në rregull. Çka. Edhe vështirë edhe bukur.”
Për shumë të dënuar, tani nis një periudhë e re në jetën e tyre, disa të tjerë pretendojnë se vuajtën padrejtësisht.
“Vjedhje me dhunë. 9 vjet e 4 muaj. 5 vjet e 11 muaj bëra. Shumë e vështirë ishte, një jetë e re. Si të tërë me punë me mund. Besoj se po.”
“Jam dënuar me 5 vjet burg dhe vuajta 2 vjet e 8 muaj. Nuk i kapa me asgjë. U dënova padrejtësisht nga prokuroria e gjykata. Kam dy vjet që nuk takoi dot familjarët. Do nis gjithçka nga fillimi. Nuk i lejonte prokurorja. Me është hequr padrejtësisht takimi i fëmijës. Ndihem i kërcënuar unë e familjarët e mi. Jam kërcënuar me jetë. I kanë kthyer gjërat personale. Mos takosh dy vjet familjen nuk ka bërë vaki. Me hiqet e drejta e fëmijës për shkak të oficerit të policisë gjyqësore.”
Nga burgu i Fierit u liruan 104 të dënuar dhe 210 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Nga amnistia në burgun e Peqinit përfituan vetëm 4 të dënuar ndërsa në burgun e Kosovës 127 persona.
Gjithashtu 6 të dënuar u liruan nga burgu i Durrësit dhe 9 nga ai i Vlorës.





