Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon valën e...

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900 viktima

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Polonisë: Rusia mund...

S’ka konsensus tek “Territorialja”, PD kërkon zgjatjen e afatit...

Zelensky: Së shpejti do të prodhojmë raketat ‘Patriot’ në...

Kryeministri izraelit Netanyahu paraqitet në gjykatë ndërsa rifillon gjyqi...

Irani kërcënon me bllokimin e rrugëve të tjera tregtare,...

Netanyahu do të udhëtojë drejt SHBA-ve, kërkon takim “kokë...

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje në Japoni...

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje në Japoni dhe zbraz frigoriferin, dyshohet për 14 “vjedhje” brenda dy javësh

15 Korrik 15:41

Autoritetet japoneze janë vënë në kërkim të një ariu që dyshohet se ka hyrë në disa banesa në qytetin Shizukuishi, duke kërkuar ushqim në frigoriferë. Sipas autoriteteve, i njëjti ari mund të jetë përgjegjës për 14 raste të ngjashme të regjistruara gjatë dy javëve të fundit.

Rasti më i fundit ndodhi të hënën në mbrëmje, kur 87-vjeçari Mitsuo Matsubara u përball me kafshën brenda kuzhinës së shtëpisë së tij. Ai kishte shkuar të kontrollonte një zhurmë të pazakontë dhe gjeti frigoriferin të hapur, ndërsa ushqimet ishin shpërndarë në dysheme. Bashkëshortja e tij njoftoi menjëherë policinë.

Pas incidenteve të përsëritura, autoritetet kanë vendosur kurthe, gardhe elektrike pranë banesave dhe kanë shtuar patrullimet në zonë për të paralajmëruar banorët. Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për të njëjtin ari, pasi vetëm një kafshë është parë të hyjë në ndërtesa gjatë kësaj periudhe.

Në një tjetër incident, një banor e gjeti ariun pranë dhomës ku flinte babai i tij i moshuar. Ai arriti ta trembte kafshën duke përplasur me forcë një derë, por ariu tentoi të hynte sërish në banesë. Burri u detyrua ta mbante derën të mbyllur për rreth 30 sekonda derisa kafsha u largua. Sipas tij, ariu ishte rreth 1.65 metra i gjatë kur ngrihej në këmbët e pasme.

Vetëm një natë më vonë, një grua gjeti një ari në kuzhinën e saj, ndërsa të dielën kafsha hyri në një pastiçeri dhe mori disa donutë nga frigoriferi. Ekspertët thonë se vitet e fundit arinjtë janë afruar gjithnjë e më shumë pranë zonave të banuara, ndërsa ulja e popullsisë në zonat rurale ka bërë që ata të humbasin frikën ndaj njerëzve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
ariu Japoni shtepi

Nga e njëjta kategori

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon valën e sulmeve ndaj Iranit

më shumë...

Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën e fjetjes? Jeni duke bërë një gabim të madh

më shumë...

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900 viktima

më shumë...

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Polonisë: Rusia mund të na provokojë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:07

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon...

6:06

Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën...

5:54

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

5:40

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900...

5:24

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Polonisë:...

5:06

S’ka konsensus tek “Territorialja”, PD kërkon zgjatjen...

4:55

Zelensky: Së shpejti do të prodhojmë raketat...

4:29

Kryeministri izraelit Netanyahu paraqitet në gjykatë ndërsa...

4:09

Si t’i ruani më gjatë perimet në...

4:07

Irani kërcënon me bllokimin e rrugëve të...

3:54

Netanyahu do të udhëtojë drejt SHBA-ve, kërkon...

3:41

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje...

3:33

Zgjedhjet në PD, zbulohen emrat

3:20

“Askush nuk është imun nga hetimi”, kreu...

3:02

EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i...

2:55

541 të dënuar lënë qelitë, nis zbatimi...

2:46

Debat në komision për protestat, Shabani: Avokati...

2:43

Hita mbledh drejtuesit e Policisë: Masa të...

2:35

Si të dallojmë djathin natyral nga ai...

2:24

Ibrahimaj: Njihen pensionet me Slloveninë. Malaj: Ndryshime...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.