Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin...

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673...

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja e policit, e bën edhe më të rëndë ngjarjen

9 Korrik 21:19

Dhuna e tre adoleshenteve në Fier ndaj bashkëmoshatares së tyre ktheu edhe njëherë në vëmendje gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare.

Por situata u rëndua edhe më shumë pas deklaratave të bëra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili deklaroi sot se ka përjashtuar nga radhët e policisë efektivin që ka tentuar të fshehë ngjarjen, pasi dyshohet se ka qenë në një marrëdhënie të papranueshme me një nga vajzat dhunuese.

I ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis”, në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, deklaroi se kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se në çfarë gjendjeje është shoqëria shqiptare.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Raporti mes një oficeri policie dhe një prej vajzave dhunuese, sa normal është? Ngjarja u mbajt edhe e fshehtë?

Softa: Ngjarja është e rëndë. Më e rëndë bëhet kur në të përfshihet edhe një oficer policie, i cili jo vetëm duhet t’i evidentojë këto raste, por duhet të mbajë edhe qëndrim. Fakti që Hita ka thënë se ka pasur një marrëdhënie të papranueshme, nuk ka sqaruar me kë. Nëse do të kishim edhe rastin që ka pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një të mitur, do të kishim edhe një tjetër krim.

Borakaj: Duhet të ishte shterues me detajet.

Softa: Nëse e ëma e dhunueses nuk do të kishte mbajtur një qëndrim publik me ato deklarata, çështja mund të mbahej e fshehur. Edhe në rastin e parë kjo çështje nuk ka qenë e ekspozuar. Është rasti i dytë i përdorimit të dhunës. Dalja e videos, e cila shokoi opinionin, ktheu vëmendjen te publiku, duke treguar se nuk është një rast i izoluar. Dhuna në rrjetet sociale është kthyer në modë. Kujtojmë edhe një rast kur dy vajza që shërbenin ndaj një të moshuare ushtronin dhunë ndaj saj. Kjo tregon se ne, si shoqëri, kemi një problem serioz.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Adoleshentja Dhuna fier Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin me qindra miliardë euro

më shumë...

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina e njohur vuan nga mungesa e rrugëve

më shumë...

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht të Maliqit, flakët vihen nën kontroll

më shumë...

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:15

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende...

2:58

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina...

2:38

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht...

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

10:39

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.