Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e një taskforce...

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: PPE mbështet lëvizjen e qytetarëve...

“Revolucioni i Flamingove”, Rama nga Gjermania: Protesta mesazh i...

Braho: Arrestimet do t’i bëjmë vetë! Kreu i SPAK...

Video/ Zjarri në Belgjikë, të paktën 5 të vdekur...

“Nuk e sollëm AI në qeveri për të zëvendësuar...

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama:...

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në komision mes...

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret në Tiranë...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale

30 Qershor 10:54

Presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin për amnistinë e cila u kalua më 18 qershor nga Parlamenti me 84 vota pro.

tashmë me dritën jeshile nga kreu i shtetit, ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Me 84 pro të deputetëve të mazhorancës, 1335 të dënuar me vendim të formës së prerë deri më 31 maj të 2026 morën lajmin e mirë për faljen dhe lirimin e tyre të menjëhershëm ose ulje dënimi për vepra penale që përfshin kjo amnisti.

81 vota pro erdhën nga PS, ndërsa 3 vota nga PSD. PD dhe opozita në tërësi bojkotuan seancën dhe votimin.

Në ditën e fundit para miratimit, Ministria e Drejtësisë zgjeroi amnistinë penale duke shtyrë afatin e përfituesve nga 31 dhjetor 2025 në 31 maj 2026.

Me këtë shtyrje, nga amnistia penale përfitojnë lirim të parakohshëm jo vetëm ata që kanë marrë një dënim të formës së prerë brenda vitit 2025, por përfshihen edhe ata të cilët janë dënuar me formë të prerë deri më 31 maj 2026, sipas kategorive të veprave penale që përfshin amnistia.

Në total përfitojnë 1335 të dënuar në Shqipëri, nga të cilët 466 lirohen menjëherë, mes të cilëve 11 gra dhe 1 i mitur, dhe u ulet dënimi 868 të tjerëve të dënuar, nga të cilët 8 gra dhe 2 të mitur.

Nga kjo amnisti penale u përjashtuan të gjithë subjektet e SPAK, të cilët nuk përfitojnë asgjë nga ky vendim i ri.

Por çfarë parashikon kjo amnisti?

Me hyrjen në fuqi të amnistisë lirohen menjëherë gratë që u kanë mbetur deri në 4 vite burg dhe burrat që u kanë mbetur deri në 3 vite, pavarësisht dënimit fillestar, një vendim që duhet të jetë marrë brenda afatit 31 maj 2026.

Me përjashtim të veprave të rënda penale, përfitojnë gjithashtu gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël kur kanë kryer veprën.

Kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë, por vetëm nga një ulje dënimi me një vit janë persona të dënuar për vepra të rënda penale, krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, përfshirje në organizata kriminale apo korrupsion, ndërsa përjashtohen personat e dënuar për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër shëndetit, krime kundër mjedisit, krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues, krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, krime me qëllime terroriste, krime kundër autoritetit të shtetit, krime kundër drejtësisë, krime kundër zgjedhjeve, krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, si dhe krime që gjykohen nga GJKKO.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Banorët: Na shpëtoni nga përroi! Pogradec, bashkia publikon planin për ndërhyrjen në zonë 

më shumë...

Zemra, shkaku kryesor i vdekjeve, mjekët: Mos neglizhoni asnjë sinjal, shtoni kontrollet periodike 

më shumë...

Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e një taskforce për të goditur fenomenin

më shumë...

Nis shpërndarja e bonusit të verës, përfituesit mund ta tërheqin sipas datës së pensionit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:15

Banorët: Na shpëtoni nga përroi! Pogradec, bashkia...

3:10

Zemra, shkaku kryesor i vdekjeve, mjekët: Mos...

3:05

Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e...

2:56

Nis shpërndarja e bonusit të verës, përfituesit...

2:49

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: PPE mbështet lëvizjen...

2:15

“Revolucioni i Flamingove”, Rama nga Gjermania: Protesta...

2:14

Braho: Arrestimet do t’i bëjmë vetë! Kreu...

2:10

Video/ Zjarri në Belgjikë, të paktën 5...

2:01

“Nuk e sollëm AI në qeveri për...

1:48

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij...

1:20

Dhunohet pranë banesës gazetari Ilir Demaliaj

1:17

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë...

1:15

Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys...

1:07

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në...

12:46

Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e ri...

12:19

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret...

11:56

Breshëri shkatërron pemtarinë në Zavalinë të Elbasanit,...

11:45

Nis faza e dytë e aplikimeve për...

11:39

Bie sistemi i doganës greke, pritje prej...

11:30

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.