E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: PPE mbështet lëvizjen e qytetarëve kundër Ramës

Kryetari i Partisë  Demokratike Sali Berisha dënoi ndalimin e protestuesve një  ditë  më  parë  gjatë  tubimit para parlamentit. Në  një  komunikim me gazetarët Berisha akuzoi policinë  se përdori dhunë  ndaj protestuesve paqësorë.

“E kam quajtur një egërsi shtazore. E kam quajtur një egërsi shtazore. Unë kam parë, s’ua di emrat, përveç Goxhajt që e ka shpallur Edi Rama agjent të SHIK-ut, po ata të tjerë me radhë, me radhë, të cilët absolutisht nuk po kryenin asnjë akt dhune”, tha Berisha.

Reklamë

Pas kthimit nga Vjena ku mori pjesë  në  takimin e Partisë  Popullore Evropiane, Berisha paraqiti para gazetarëve rezolutën e miratuar nga asambleja politike e PPE një  ditë  më  parë, ku mbështetet protesta e qytetarëve.  Berisha shfrytëzoi takimet në  PPE për të  akuzuar Kryeministrin Rama se po sulmon protestuesit.

 “Dhe se ai merret në kundërshtim me çdo ligj, me të dhënat e tyre personale, me të cilat kërkon të identifikojë një lëvizje qindra mijëra qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora kundër tij. Konstatova me kënaqësi një mbështetje të madhe për këtë lëvizje dhe kjo u sanksionua edhe në rezolutën që asambleja politike e PPE miratoi për Shqipërinë”, tha Berisha.

Partia Popullore Evropiane në  këtë  rezolutë   sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në  Shqipëri, një  prej kërkesave kryesore të  Partisë  Demokratike.

Më shumë video

Reklamë