Rastet e dhunës në protestë, Hita: Maskat, njerëz të rekrutuar nga brenda dhe jashtë vendit

Kreu i policisë së Shtetit, Skënder Hita u shpreh sot në një konferencë për mediat, se prej 72 orësh Tiranë ndodhet nën sulm. Si pasojë e dhënës në protestë, Hita tha se janë plagosur 71 efektivë policie, disa prej tyre me dëmtime të rënda.
Hita u shpreh se pas maskave nuk janë studentë, por njerëz të rekrutuar brenda e jashtë vendit.
“Në këto ngjarje, deri më tani janë plagosur 71 efektivë, disa me dëmtime të rënda. Policia garanton të drejtën kushtetuese për të protestuar paqësisht, por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën.
Pas maskave qe udhëheqin protestën me shembullin e dhunës, nuk janë studente, por janë individë te rekrutuar për qëllimet e errta të organizatoreve te vërtetë te kësaj proteste, brenda e jashtë vendit” u shpreh ai.




