Politikë
“Respekt”, djali dhe gruaja i çojnë ushqim policit në krye të detyrës, reagon kryeministri Rama

Prej më shumë se 72 orësh, Tirana është kthyer në një skenë lufte në përplasjet mes policisë dhe protestuesve.
Në një dalje më herët, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, raportoi se janë 71 policë të plagosur.
Reklamë
Ndërkohë, uniformat blu për orë të tëra ndodhen në terren për mbarëvajtjen e protestës, por shpeshherë janë gjendur përballë breshërisë së gurëve, fishekzjarrëve dhe sendeve të forta.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregoi një moment prekës kur bashkëshortja dhe djali i një polici i sollën ushqim, pasi ai ka orë pa shkuar në banesë.
Video është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në postimin e tij shkruan: “Respekt!”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




