E enjte, 15 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 25 minuta më parë
Sociale

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 14 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore, mes tyre policë dhe të mitur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, nga të cilët 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.

Aktualisht, në spital vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklamë

Njëri prej të miturve është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, pas marrjes së trajtimit mjekësor dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor, me praninë e psikologut. Ai është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur sot vetëm një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin mjekësor, është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.