Muça: Protesta është një kaos, nuk ka asnjë plan

Gazetari Flogert Muça deklaroi nga studioja e “Të Paekspozuarit” e moderatorit Ylli Rakipi në Vizion Plus se protesta është pa një plan konkret.
Sipas tij, protesta e Flamingove, në tentativë për t’u ringritur, u “vra” dhe aktualisht kemi kaos dhe asnjë plan.
“Flamingo u venit, ky është fakt. Në një moment përdorën një instrument komunikimi, i cili ishte akti i protestës së fortë për të mbledhur njerëzit që kishin ikur nga sheshi. Problemi është se situata doli nga kontrolli. U vranë Flamingot, tani ka mbetur një qenie ku nuk ka asnjë plan, vetëm një projekt kaosi që e dëmton protestën. Protesta në një vend si Shqipëria është domosdoshmëri, sidomos për një qeveri që hyn në vitin e 14-të. Flamingot përcillnin emocion pozitiv, paqe dhe kishin mbështetje, kalonin në rrugë dhe bizneset u jepnin lule. Sot ekziston frika, mbyllja. Dje i ftonin të hynin brenda, sot ulin qepenin. Këtu nuk është se ka dështuar klasa politike, kemi dështuar të gjithë si shoqëri. Fatkeqësisht, i kemi nxjerrë ne 16-vjeçarët të bëjnë luftën që duhet ta bëjmë ne. Nuk kemi guxim të luftojmë me ide vetë, nxjerrim kalamajtë si barikadë aty, se ka dhe një grup aty, Barrikada, që janë ekstremistë të majtë. Këta që djegin biznesin janë majtistë ekstremë, ia marrim të pasurit, ia japim të varfërit”, tha Muça.




