E enjte, 15 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aldor Nini zbulon rrjetin social që përdorin protestuesit për t’u organizuar

Drejtuesi i “Axromax”, Aldor Nini, ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në Vizion Plus, se cili është rrjeti social që përdoret nga protestuesit për t’u organizuar.

Nini tha se WhatsApp dhe Snapchat janë dy rrjetet sociale që përdoren më së shumti nga ana e protestuesve në Shqipëri për t’u lidhur me njëri-tjetrin.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Si organizohen protestuesit në rrjetet sociale, si koordinohen?

Nini: Zakonisht jashtë shtetit përdoret Telegrami dhe grupet e Telegramit. Në Shqipëri janë disa grupe jo vetëm në Telegram, por edhe në WhatsApp. WhatsApp është një nga platformat më të përdorura në Shqipëri. Në grupmoshat më të vogla organizohen edhe nëpërmjet Snapchat-it, dhe ka dhe disa funksionalitete, që një video të shkurtër ta transmetojnë jo vetëm si tekst, por dhe video të shkurtra. Lokacionet që ndodhen në Snapchat ndihmojnë të gjejnë njëri-tjetrin, ku ato në raste përdoren nga grupe të shoqërisë. Në Snapchat ke dhe funksionalitetin e hartës që ndihmon të afrohesh me grupazhet. Kjo ishte një risi që e pashë më të avancuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.