Kaos dhe “luftë” në Tiranë, Bushati: Nëse Rama nuk largohet, do ta tërheqin zvarrë

Protesta, dhuna, kaosi dhe çfarë do të ndodhë tashmë në Shqipëri? Kjo ka qenë tema e cila ka shkaktuar debat të fortë mes analistëve në studion e “Të Paekspozuarit” të moderatorit Ylli Rakipi në Vizion Plus.
Analisti Andi Bushati foli me tone të ashpra, duke thënë se sot është i nevojshëm largimi i Edi Ramës.
Sipas tij, nëse Rama nuk jep dorëheqjen, do ta largojnë protestuesit.
Pjesë nga biseda:
Hila: Po iku Rama, si do t’ia bëjmë?
Bushati: Për tre muaj në këtë vend rikthehen zgjedhjet e lira.
Hila: Po si, pra? A do të kalojnë në Parlament? 83 i ka Rama, 50 i ka Berisha.
Muça: Duhet të ulesh në tavolinë, Andi.
Bushati: Unë nuk jam me Ramën në burg, Berishën në burg. Unë e quaj mision të mbaruar kur përfundojmë së qeni shteti i një njeriu. Nëse Shqipëria kthehet si ajo kohë, njëherë Majko, njëherë Meta, njëherë Nano, ishim shumë më mirë. Sot jemi vend i një njeriu të vetëm.
Muça: Që nga viti 2008 kështu është, si ndryshohet?
Bushati: Jo, nuk është kështu. Në vitin 2009 gati rrëzove pushtetin, në vitin 2013-n e ndërrove.
Muça: Si ndryshohet?
Bushati: Ose Rama i dëgjon këta dhe Rama largohet, ose duke i tërhequr zvarrë.




