Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale

30 Qershor 10:54

Presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin për amnistinë e cila u kalua më 18 qershor nga Parlamenti me 84 vota pro.

tashmë me dritën jeshile nga kreu i shtetit, ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Me 84 pro të deputetëve të mazhorancës, 1335 të dënuar me vendim të formës së prerë deri më 31 maj të 2026 morën lajmin e mirë për faljen dhe lirimin e tyre të menjëhershëm ose ulje dënimi për vepra penale që përfshin kjo amnisti.

81 vota pro erdhën nga PS, ndërsa 3 vota nga PSD. PD dhe opozita në tërësi bojkotuan seancën dhe votimin.

Në ditën e fundit para miratimit, Ministria e Drejtësisë zgjeroi amnistinë penale duke shtyrë afatin e përfituesve nga 31 dhjetor 2025 në 31 maj 2026.

Me këtë shtyrje, nga amnistia penale përfitojnë lirim të parakohshëm jo vetëm ata që kanë marrë një dënim të formës së prerë brenda vitit 2025, por përfshihen edhe ata të cilët janë dënuar me formë të prerë deri më 31 maj 2026, sipas kategorive të veprave penale që përfshin amnistia.

Në total përfitojnë 1335 të dënuar në Shqipëri, nga të cilët 466 lirohen menjëherë, mes të cilëve 11 gra dhe 1 i mitur, dhe u ulet dënimi 868 të tjerëve të dënuar, nga të cilët 8 gra dhe 2 të mitur.

Nga kjo amnisti penale u përjashtuan të gjithë subjektet e SPAK, të cilët nuk përfitojnë asgjë nga ky vendim i ri.

Por çfarë parashikon kjo amnisti?

Me hyrjen në fuqi të amnistisë lirohen menjëherë gratë që u kanë mbetur deri në 4 vite burg dhe burrat që u kanë mbetur deri në 3 vite, pavarësisht dënimit fillestar, një vendim që duhet të jetë marrë brenda afatit 31 maj 2026.

Me përjashtim të veprave të rënda penale, përfitojnë gjithashtu gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël kur kanë kryer veprën.

Kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë, por vetëm nga një ulje dënimi me një vit janë persona të dënuar për vepra të rënda penale, krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, përfshirje në organizata kriminale apo korrupsion, ndërsa përjashtohen personat e dënuar për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër shëndetit, krime kundër mjedisit, krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues, krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, krime me qëllime terroriste, krime kundër autoritetit të shtetit, krime kundër drejtësisë, krime kundër zgjedhjeve, krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, si dhe krime që gjykohen nga GJKKO.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

më shumë...

Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gjobitet edhe me 80 mijë lekë

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.