E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi: Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk e jep dot sepse është peng i sistemit që ka ngritur

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare deklaroi se kryeministri Rama nuk mund të flasë para qytetarëve për krimet e tij, prandaj nuk është i pranishëm në sallë.

Sipas Bardhit, Edi Rama e ka menduar realisht dorëheqjen, por nuk mund ta japë atë, pasi tashmë është peng i sistemit që vetë ka ngritur.

“Sado manipulator që është, Rama e di se nuk mund të flasë në publik për krimet e tij. Unë mendoj se Rama e ka menduar realisht dorëheqjen, por nuk mund ta japë, pasi është peng i sistemit. Edin nuk e lejojnë të largohet, sepse ka ende borxhe për të shlyer, duke shitur copa të Shqipërisë, duke dhënë toka për beton. Janë borxhe që i shlyen duke vënë interesat e tyre mbi interesat e shqiptarëve. Nuk protestojnë më vetëm për flamingot, për ligjin për zonat e mbrojtura, por protestojnë kundër ligjit për klientët. Kërkesat e protestuesve nuk janë të rastësishme; janë kërkesa që PD i ka ngritur prej kohësh dhe sot një pjesë e tyre janë edhe kushte të BE-së në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, sepse secila prej tyre godet një hallkë të sistemit të ngritur nga Edi Rama”, tha Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë