E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, arrestohet autori (VIDEO)

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Stade, në veri të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45, ndërsa sipas policisë ngjarja u regjistrua pak metra larg stacionit të policisë së qytetit.

Reklamë

Ende nuk është bërë e ditur nëse mes viktimave ka fëmijë apo të mitur, ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar për ngjarjen.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit, të cilat deri më tani mbeten të paqarta.

Në një njoftim në rrjetin social X, është bërë thirrje gjithashtu nga policia të shmanget zona ku ndodhi sulmi nga qytetarët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë