E shtunë, 17 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 12 orë më parë
Kronikë

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në formë karamele, arrestohet 48-vjeçarja amerikane

Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar.

Një shtetase amerikane 48 vjeçe me iniciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh.

Reklamë

Rasti është zbuluar në doganë dhe më pas për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar.

Një agjent i Antidrogës, i infiltruar si postier, dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane.

Reklamë

Pasi ajo e mori në dorëzim, efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë.

Gjatë marrjes në pyetje, shtetasja amerikane ka deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pakoja e sekuestruar nuk ishte porositur prej saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë