Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret në Tiranë delegacionin e eurodeputetëve

1 Korrik 12:19

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot një delegacion të Parlamentit Europian, të përbërë nga eurodeputetët Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të cilët shprehën interesin për t’u informuar drejtpërdrejt mbi situatën që lidhet me projektin e mundshëm në zonën Nartë–Zvërnec.

Gjatë takimit, Ministri Jaupaj paraqiti gjendjen aktuale të procesit, duke bërë të qartë se deri më sot nuk është depozituar asnjë projekt-propozim përfundimtar pranë institucioneve përgjegjëse dhe nuk ka nisur asnjë aktivitet ndërtimor, pasi nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi.

Ministri theksoi se Ministria e Mjedisit po ndjek me vëmendje maksimale çdo aspekt të këtij procesi dhe se çdo zhvillim i mundshëm do të trajtohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe acquis të Bashkimit Europian.

Ai garantoi eurodeputetët se, në rast se paraqitet një projekt për shqyrtim, ai do t’i nënshtrohet një Vlerësimi të Plotë të Ndikimit në Mjedis (VNM), të realizuar mbi bazën e standardeve më të larta profesionale, me transparencë të plotë, konsultim publik dhe pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve kompetente.

Ministri Jaupaj nënvizoi se Ministria e Mjedisit është plotësisht e angazhuar të ndjekë me rigorozitet çdo fazë të procedurës, duke garantuar që çdo vendimmarrje të mbështetet në prova shkencore, ekspertizë të specializuar dhe respektim të plotë të legjislacionit në fuqi. Ai theksoi se mbrojtja e biodiversitetit, habitateve natyrore, specieve të mbrojtura dhe integritetit ekologjik të zonës do të mbetet një prioritet i panegociueshëm gjatë gjithë procesit.

Gjithashtu, Ministri riafirmoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai kujtoi se, në kuadër të përmbushjes së kritereve për mbylljen e Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, vendi ynë ka detyrimin të harmonizojë plotësisht legjislacionin mjedisor me atë të Bashkimit Europian dhe të garantojë zbatimin e standardeve europiane në çdo vendimmarrje që lidhet me mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë frymë, Ministri Jaupaj informoi eurodeputetët se institucionet shqiptare do të vijojnë të veprojnë me transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe në përputhje me të gjitha detyrimet që burojnë nga legjislacioni kombëtar dhe ai i Bashkimit Europian, duke garantuar se çdo vendim do të marrë në konsideratë, në radhë të parë, mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për di...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.