E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banorët: Na shpëtoni nga përroi! Pogradec, bashkia publikon planin për ndërhyrjen në zonë 

Banorët e fshatit Vërdovë, të cilët jetojnë përgjatë lumit me të njëjtin emër, në Pogradec, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për t’i dhënë fund një problemi që i shqetëson prej më shumë se 30 vitesh. Sa herë ka reshje të dendura shiu, ata përballen me rrezikun e përmbytjeve dhe dëmeve në banesat e tyre.

Banorët kundërshtojnë projekt-idenë e Bashkisë Pogradec, e cila parashikon ndërtimin, krahas argjinaturës, edhe të një trotuari me gjerësi 1.5 metra për lëvizjen e këmbësorëve. Sipas tyre, projekti përshin heqjen e një pjese të urave ekzistuese mbi lumë, të cilat konsiderohen si pengesë për rrjedhën e ujit.

Reklamë

Përfaqësuesi i Bashkisë Pogradec, Fatmir Hamolli, deklaroi se projekti i propozuar synon t’i japë një zgjidhje afatgjatë problematikës së lumit të Vërdovës..

“Është propozuar një rrugë kalimi me gjerësi 1.5 metra, pasi zgjerimi në 3 metra do të cenonte banesat e banorëve. Ai u bëri thirrje familjeve të prekura të dalin me një qëndrim të përbashkët, në mënyrë që projekti të mund të ecë përpara”, tha Fatmir Hamolli, përfaqësuesi i Bashkisë Pogradec

Gjatë të paktën dhjetë viteve të fundit, lumi i Vërdovës është kthyer disa herë në burim rreziku për banorët e zonës. Përmbytjet janë shkaktuar nga devijimet e rrjedhës së lumit, si edhe nga urat me kuotë të ulët, të cilat pengojnë kalimin normal të ujit gjatë reshjeve intensive.

Më shumë video

Reklamë