E premte, 30 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Siç bëmë me TikTok-un”, Rama: Po mendojmë kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit deri në 18 vjeç

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar hapjen e një debati publik mbi kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, duke ngritur si çështje kryesore përcaktimin e moshës minimale, 16 apo 18 vjeç.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike, si dhe kanë krijuar një kapërcim të kufijve mes reales dhe virtuales.

Reklamë

Kryeministri Edi Rama:

Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike dhe kanë stimuluar një kapërcim të kufijve midis reales dhe virtuales, në pikën që kanë nxjerrë psikologët në konkluzionin që shumë nga këta të mitur e shohin këtë mundësi si një mundësi për të hyrë fizikisht në një PlayStation.

Reklamë

Duhet hapur debati se si dhe kur të kufizojmë aksesin në rrjetet sociale të të miturve, në cilin kufi moshe, 16 apo 18 vjeç. Do të fillojmë një konsultim, si në rastin kur na u desh të kufizonim TikTok-un. Do të nisim një diskutim në të gjitha shkollat. Është një trend në një sërë vendesh demokratike.

Tjetra është puna që duhet bërë bashkërisht midis nesh dhe shoqërisë civile, për të rritur gamën e aktiviteteve sociale të fëmijëve, që shtrihen nga sporti dhe kultura. Kemi vendosur një buxhet të posaçëm që prindërit të punojnë dhe fëmijët të jenë në shkollë deri në orën 17:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.