E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tripleta me Al Nassr, Ronaldo gjithnjë e më pranë objektivit historik

Cristiano Ronaldo nuk ndalet. Ylli portugez ka qenë protagonist absolut në fitoren 5-3 të Al Nassr ndaj Al Kholood në kampionatin saudit, duke realizuar tre gola dhe duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një “ujk” i vjetër.

Me këtë paraqitje të shkëlqyer, 41-vjeçari ka arritur në kuotën e 985 golave të shënuar gjatë karrierës së tij profesionale.

Reklamë

Një shifër mbresëlënëse, që e afron gjithnjë e më shumë me një prej objektivave më të mëdhenj personalë: arritjen e 1000 golave zyrtarë në karrierë.

Pas tregolëshit ndaj Al Kholood, Ronaldos i nevojiten vetëm 15 gola për të prekur këtë shifër historike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.