E premte, 30 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sukses për Shqipërinë! Fiona Rushiti hyn në librin e rekordeve botërore Guinness

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare, duke hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness falë një performance të rrallë akrobatike. Ajo arriti të kryejë 72 rrotullime të plota prej 360 gradësh brenda 30 sekondave, e varur vetëm nga dhëmbët.

Sfida u zhvillua më 11 qershor 2026, në Tiranë, ndërsa rezultati i saj u certifikua zyrtarisht nga Guinness World Records.

Reklamë

Me këtë performancë, Rushiti la pas rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2025 nga një akrobat sirian, i cili kishte realizuar 65 rrotullime në të njëjtën kohë. Artistja shqiptare e përmirësoi kështu rezultatin me shtatë rrotullime, duke vendosur një standard të ri në këtë disiplinë.

Pas këtij suksesi qëndrojnë orë të shumta stërvitjeje, përkushtim dhe këmbëngulje. Në përpjekjet e saj të para, Fiona kishte arritur të realizonte 58 rrotullime brenda 30 sekondave, përpara se të përmirësonte gradualisht performancën dhe të arrinte shifrën rekord prej 72 rrotullimesh.

Kjo arritje e vendos emrin e Fiona Rushitit mes rekordeve botërore dhe përbën një moment krenarie për artisten shqiptare, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me një performancë që kërkon aftësi të jashtëzakonshme fizike, kontroll dhe përgatitje të veçantë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.