E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Nuk do të të falim!”/ Shpërthen revolta kundër Mbappe, tifozët djegin fanellat

Kylian Mbappe po përballet me një valë të fortë reagimesh në Kinë, ku disa tifozë kanë zgjedhur të djegin fanellat me emrin e tij dhe të shkatërrojnë posterat publicitarë që mbajnë imazhin e sulmuesit të Real Madridit.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tifozë duke i vënë flakën fanellave të Kombëtares franceze me emrin e Mbappé, ndërsa të tjerë shkelin mbi fotografitë e tij në shenjë proteste.

Reklamë

Një tifoz ka shprehur hapur zemërimin ndaj futbollistit, duke deklaruar: “Ajo që tha Mbappe për Kinën më ka zemëruar jashtëzakonisht shumë. Do të bojkotoj gjithçka që lidhet me të dhe nuk do ta fal kurrë”.

Në qendër të polemikave janë komentet e bëra nga Mbappe gjatë një bisede në podcast-in “The Bridge”, ku ai foli për një meme që paraqiste fytyrën e tij të montuar mbi imazhin e Mao Ce Dunit, ish-udhëheqësit dhe një prej figurave më të rëndësishme historike të Kinës.

Reklamë

Reagimet kanë kaluar përtej rrjeteve sociale, duke prekur edhe marrëdhëniet tregtare të futbollistit. Disa kompani kanë ndërprerë bashkëpunimet e sponsorizimit me të, ndërsa China Media Group ka njoftuar pezullimin e transmetimeve të La Ligës në rrjetin e saj televiziv.

Pavarësisht reagimit të ashpër, Mbappe ka kërkuar falje publike, duke pranuar se komentet e tij ishin të pamenduara mirë dhe se e kuptonte që kishin lënduar shumë njerëz në Kinë dhe komunitetet kineze në mbarë botën. Edhe Real Madridi ka shprehur ndjesë.

Megjithatë, kërkimfaljet nuk kanë mjaftuar për të qetësuar të gjithë tifozët, ndërsa polemika po krijon pasoja për imazhin e yllit francez dhe marrëdhëniet e futbollit spanjoll me tregun kinez.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.